Flash

Rusia: Ukraina ka sulmuar një depo nafte në Rostov

Lapsi.al 13 July 2024
Rusia: Ukraina ka sulmuar një depo nafte në Rostov

Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një sulmi ukrainas me dronë mëngjesin e 13 korrikut. Kështu tha guvernatori i rajonit Rostov, Vasily Golubev, përmes një postimi në Telegram.

“Një depo nafte në qarkun Tsimlianski është përfshirë nga zjarri në orën 04:00 pas një sulmi me dronë”, shkroi ai, duke shtuar se 14 njësi të zjarrfikësve janë duke punuar për ta shuar zjarrin.

Golubev tha se sipas informacioneve fillestare nuk ka viktima nga ky sulm. Ndërkaq, kanali në Telegram, Don Mash, ka publikuar një video të zjarrit në këtë depo.

Vendi ku ndodhi sulmi gjendet qindra kilometra nga vija e frontit. Ukraina, e cila përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022, nuk i ka komentuar pretendimet ruse./ REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI