Flash

Prej 3 ditësh aktive vatra e zjarrit në Lurë/ Digjen 50 hektarë kullota dhe pyje

Lapsi.al 13 July 2024
Prej 3 ditësh aktive vatra e zjarrit në Lurë/ Digjen 50

Prej tre ditës vatrat e zjarri kanë marrë "pushtetin" ë fshatin “Gurë Lurë” duke djegur sipërfaqe të mëdha me kullota, pemë ahu dhe pishë të rrallë. Ndërkohë sot raportohet se një vatër zjarri nuk është arritur që të shuhet e cila deri tani ka arritur në një sipërfaqe prej 50 ha.

Pavarësisht ndërhyrjes së bërë nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Dibër, të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të shërbimit pyjor Dibër dhe banorë të zonës, nuk është arritur që të vihet në kontroll.

Banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vijojnë të bëjnë thirrje për ndihmë nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të frikshme për shkak edhe të erës së fortë e temperaturave të larta dhe dëmi në ekonominë pyjore të Parkut Kombëtar “Lurë- Mali Dejës” do të jetë shumë i madh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI