Një 24-vjeçar ka mbetur i vrarë me thikë në Tropojë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë në në një lokal në fshatin Breg-Lumë, rreth orës 17:00. Një grup të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin dhe S. S., 40 vjeç, ka marrë thikën dhe ka qëlluar tre persona, V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e V. P., të riun me inicialet A. P., 24 vjeç. Ky i fundit, si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital. Në pranga janë vënë pesë persona që akuzohen se nuk e kanë kallëzuar krimin dhe kanë ndihmuar autorin të fshihet. 40-vjeçari është në kërkim. Të plagosurit po marrin mjekimin e nevojshëm në spital.