Flash

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Vangjel Dule: Beleri do të betohet si deputet i PE të hënën

Lapsi.al 12 July 2024
Vangjel Dule: Beleri do të betohet si deputet i PE të hënën

Fredi Beleri do të lejohet të kryejë betimin e tij në Parlamentin Evropian pasi u kandidua nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe arriti të sigurojë votat e nevojshme për të qenë eurodeputet. Lajmi konfirmohet për News 24 nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Po ashtu marrja e lejes është raportuar gjerësisht edhe në mediat greke. Sipas gazetës greke Protothema, Beleri do të lejohet të udhëtojë drejt Strasburgut të hënën për të kryer betimin si deputet i Parlamentit Evropian.

Ai do të fluturojë mëngjesin e së hënës për në Athinë, i cili do të jetë një stacion i ndërmjetëm dhe nga Athina do të shkojë në Strasburg. Ai pritet të mbërrijë në aeroportin e kryeqytetit grek, Eleftherios Venizelos në orën 12:30.

Më pas ai do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare të Parlamentit Evropian dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarët e Parlamentit Evropian dhe Komisionit, sipas asaj që shkruan media greke. Kujtojmë se Fredi Beleri është dënuar për shitblerje të votës pasi u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit të kaluar në Himarë. Po ashtu KQZ vendosi heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak, ndërsa procesi për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë Himarë do të kryhet në 4 gusht.

Të këshilluara

Digjen goma, tymi i zi mbulon Vlorën

Një tjetër zjarr, këtë herë i pazakontë ka rënë në vendin tonë. Djegia e gomave të makinave pranë Fushës së Aviacionit ka shkaktuar ndotje të mjedisit dhe shqet...

16:47

(VIDEO) Olsi Rama del fjalëpakë nga SPAK

Olsi Rama është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si pe...

15:59

"Olsi Rama paraqitet në SPAK"

Olsi Rama është paraqitur përsëri në SPAK ditën e sotme, të paktën sipas burimeve të Syri tv. sipas kësaj media, Ramën e kanë parë që të futet në Prokurorinë e ...

15:33

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI