Një shofer është gjobitur në Lezhë, pasi u fut me automjet në breg të detit dhe qarkulloi mes pushuesve, duke iu rrezikuar jetën, në Kune-Vain.
Policia e ka identifikuar si 25-vjeçarin E. P., banues në Kurbin, i cili është ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, për shkelje të neneve të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Lezhës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore këtë shtetas.