Flash

Sherri me thika në Kukës/ Humb jetën 24-vjeçari, arrestohen 5 bashkëpunëtorët e autorit

Lapsi.al 12 July 2024
Sherri me thika në Kukës/ Humb jetën 24-vjeçari,

Një viktimë dhe 2 të plagosur është bilanci i përplasjes së ndodhur dje në një lokal në fshatin Breg-Lumë në Kukës. Mësohet se është shpallur në kërkim autori, ndërsa janë arrestuar 5 persona, shokët të tij.

Njoftimi i policisë:

Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas. Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:

-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe "Moskallëzimi i krimit";

-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Moskallëzimi i krimit";

-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

-A. B., 29 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

-J. K., 34 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.9 lekë dhe do shitet me 92...

08:10

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI