Flash

Rusia burgos zyrtarin e OSCE, akuzohej për spiunazh në favor të Ukrainës

Lapsi.al 12 July 2024
Rusia burgos zyrtarin e OSCE, akuzohej për spiunazh në favor të

Agjencia e njohur evropiane ka dënuar burgosjen e Vadym Golda për ‘aktivitete zbulimi e spiunazhi’ për të cilat Rusia thotë se ‘ndihmonin përcaktimin e objektivave të sulmeve raketore’.

Gjykata ruse që është instaluar në rajonin lindor të ankesuar të Donetsk ka burgosur sot një zyrtar të Agjensisë së Sigurimit dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSCE) për “spiunazh”.

Gjykata e lartë e republikës së vetëshpallur popullore të Donetsk ka dënuar Vadym Golda me 14 vjet burg në një koloni penale, për mbledhje informacionesh të impjanteve industriale që përdoreshin për drejtimin e sulmeve me raketa te Kievit në rajon, tha prokurori rus në vendimin e sotëm, të postuar në rrjetin Telegram.

Zyrtarët shtonin se Golda kishte ndihmuar me aktivitete zbulimi në sulmet që kishin shkaktuar dëme prej 100 milion rubla ($1.1milionë).

OSCE me qendër në Vienë dënonte verdiktin si një “shkelje e rëndë e detyrimit të monitorimit të konfliktit sipas ligjit ndërkombëtar”, dhe kërkonin lirimin e menjëhershëm të 56-vjeçarit, dhe dy zyrtarëve të tjerë të organizatës që ishin ndaluar.

Golda, Maxim Petrov e Dmytro Shabanov mbahen të burgosur në zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainë prej vitit 2022, teksa i fundit është dënuar për tradhti në republikën ruse të Luhansk.

“Nuk do të ndalojmë përpjekjet për të risjellë në familjet e tyre Vadym, Maxim e Dmytro,” tha sekretarja e përgjithshme e OSCE, Helga Maria Schmid, sipas Aljaseera.

OSCE, organizatë ndërqeveritare me 57-vende kur përfshihet dhe Rusia e Ukraina, ka dislokuar misionin monitorues në lindje të Ukrainës që prej nisjes së konfliktit e përplasjeve në vitin 2014 mes qeverisë së Kievit dhe rajoneve rusofone.

Misioni saj i paarmatosur vëzhgon dhe raporton mbi situatën e sigurisë dhe ndërmjetësimin e dialogut mes palëve në konflikt.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI