Flash

Berisha kërkon drejtësinë në Strasburg: Të hiqet masa e sigurisë

Lapsi.al 12 July 2024
Berisha kërkon drejtësinë në Strasburg: Të hiqet masa e

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut në krye të gjashtë muajve arrest shtëpiak dhe të një seriali të gjatë kërkesash në Shqipëri, që të gjitha të refuzuara.

Përmes një kërkesë padie avokatët e ish kryeministrit i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës që e konsiderojnë të pabazuar në ligj.

Veç kësaj ish kryeministri i numëron gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që bëri në vendin e tij me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta shoqëruar ne parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes së ish kryeministrit i shkelën të drejtat , jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë

Duke thënë se gjykatat i zbardhën vendimet me vonesë Berisha përmend edhe Gykatën e Lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.

Kjo situatë e bën të qartë se përse ish kryeministri shkoi direkt në Strasburg , pa shteruar dhe pa pritur edhe kushtetuesen . Sidomos kur gjithçka po ndodh në gjyqësor në dosjen Partizani është më tepër procedurë. Nga njëra anë prokuroria e posaçme që shkoi në hetime me kohë shtesë deri në tetor për të tre të dyshuarit Berishën, Malltezin dhe Bektashin.

Dhe nga ana tjetër, sidomos ish kryeministri që përpos politikës ka ndezur dy vatra të tjera gjyqësore. Njëra për heqje të masës së arrestit shtëpiak. Merr përgjigje në gjykatën e lartë më 16 korrik. Dhe tjetra në 19 korrik, në gjykatën antikorrupsion e cila ka urdhëruar avokatët të njihen me punën dy mujore të prokurorisë vetëm mbasi të kenë paguar shpenzimet gjyqësore por nuk është surprizë që si çdo hap tjetër të kundërshtohet

Ish kryeministri pritet të mos ankohet të mos e godasë dhe të mos e kundërshtojë në gjykatë zgjatjen e afateve të hetimit. Por sakaq po bëhet gati që në këto temperatura të larta ti drejtohet kushtetueses me një seri pretendimesh.

Të këshilluara

Digjen goma, tymi i zi mbulon Vlorën

Një tjetër zjarr, këtë herë i pazakontë ka rënë në vendin tonë. Djegia e gomave të makinave pranë Fushës së Aviacionit ka shkaktuar ndotje të mjedisit dhe shqet...

16:47

(VIDEO) Olsi Rama del fjalëpakë nga SPAK

Olsi Rama është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se është thirrur si pe...

15:59

"Olsi Rama paraqitet në SPAK"

Olsi Rama është paraqitur përsëri në SPAK ditën e sotme, të paktën sipas burimeve të Syri tv. sipas kësaj media, Ramën e kanë parë që të futet në Prokurorinë e ...

15:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI