Flash

Alibia e një proteste anti SPAK

Lapsi.al 12 July 2024
Alibia e një proteste anti SPAK
Në studiot televizive, porsa mbaroi protesta e PD dhe gjithashtu një ditë më pas, kritika më e madhe që i'u bë tubimit të së enjtes ishte për mesazhet që Ilir Meta dhe Sali Berisha lëshuan kundër organeve të drejtësisë së re dhe kryesisht SPAK. Ish presidenti u anatemua se qe në konflikt interesi kur sulmoi "dum-dumanin", se e përdori tubimin opozitar për hallin e vet personal, se në vend që të mbante një fjalim politik shfrytëzoi tribunën kundër atyre që e hetojnë. Në fakt, Ilir Meta i kushtoi një vend të ekzagjeruar prokurorëve që e detyruan ti japë fund dhe martesës së tij. Ai i quajti frikacakë dhe të turpshëm ata opozitarë që shqetësohen për hallin e autoritetit të Prokurorisë së Posaçme, apo aq më keq, që kanë frikë prej saj. Plotësisht në të njëjtën vijë logjike qe dhe lideri i PD-së. Berisha foli për një reformë në drejtësi e cila po përndjek pothuajse të gjithë liderët e partive opozitare. LEXO ME TEJ:

Protesta e opozitës dje: Mijëra njerëz u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë

Kësaj linje, që është tashmë e përcaktuar për dy krerët e partive më të mëdha të koalicionit, nuk i janë bashkuar asnjëherë të gjithë zërat opozitarë. Ka midis tyre që mendojnë se beteja është kundër Edi Ramës dhe jo institucioneve të drejtësisë, se një qëndrim i tillë i largon partitë e tyre nga mbështetja ndërkombëtare, se fuqia e opozitës nuk duhet përdorur për të amnistuar vendimet për privatizimin e klubit Partizani, apo pasurinë e pa justifikuar të familjes Meta. Piëkrisht kjo kontradiktë, që po kthehet në një vijë të thellë ndarëse mes dy mentatliteteve të të bërit opozitë, u shfaq edhe pas protestës së fundit. Duke shfrytëzuar atë, shumë zëra kritikë përsëritën refrenin e vjetër të përdorimit të siglave të PD dhe PL-së për hallet vetjake të krerëve të tyre. Në pamje të parë, cilido që e artikulon këtë tezë duket sikur ka të drejtë. As Berisha dhe as Meta nuk janë në pozicion komod për të qenë totalisht të besueshëm në qëndrimet kundër SPAK dhe Gjykatës speciale. Duke qenë subjekte të tyre, ata s'mund të jenë as neutralë dhe as të ftohtë. Ata kanë marrë në duar autoporlantin e zhurmshëm të denoncuesit, duke bërtitur aq shumë sa po bëjnë të padëgjueshëm edhe zërat e tjerë, që kanë luksin të jenë kritikë ndaj kapjes së drejtësisë së re, pa qenë në konfikt interesi me të. Ky është gabimi i tyre i vazhdueshëm të cilin e përsëritën edhe gjatë mbrëmjes së 11 korrikut.

Meta sulmon kreun e SPAK: Dumdumani është 4 vite me vonesë që s’ka arrestuar Edi Ramën

Por ama, për të qenë të vërtetë deri në fund, duhet të theksojmë se një gjë është ekzagjerimi apo pabesueshmëria e Berishës dhe Metës dhe krejt tjetër e vërteta për SPAK-un. Mëkati apo konflikti i interesit të të parëve, nuk mund të na mbyllë sytë për të parë se ç'bandë në shërbim të pushtetit po shndërrohen të dytët. 

Po të abstragonim për një çast, duke i harruar fjalët e liderëve të dy partive kryesore dhe të logjikonim me mendje të ftohtë për rolin e drejtësisë së re, përfundimi do të qe sërish i njëjti. Koha që ka rrjedhur ka mjaftuar për të kuptuar se prokurorët dhe gjykatësit e posatshëm janë shndëruar në komisarë të zbërthimit juridik të devizës politike të Ramës: "Unë jam i pastër por të tjerë kanë komplotuar pas shpinës sime". Ata kanë përdorur standarte thellësisht të dyfishta në trajtimin e kryeministrit dhe të rivalëve të drejtpërdrejtë të tij. Ata nuk kanë pasur këllqe, të prekin përçudnimin më të madh të autokracisë shqiptare, manipulimin e votës që pjell pushtetin e përhershëm të një njeriu të vetëm. Madje me çështjet që kanë ngritur kanë lënë në publik shijen absurde se, në këtë vend, votat i vjedhin ata që humbin, pra opozitarët. Lista e këtyre mëkateve mund të qe shumë më e gjatë, por edhe këto piketa mjaftojnë për të pohuar një të vërtetë të thjeshtë: sot nuk mund të jesh një kundërshtar i vërtetë dhe i besueshëm kundër Edi Ramës, pa denoncuar bashkë me të edhe të gjitha levat që i shërbejnë forcimit të pushtetit të tij. Ata që kërkojnjë të jenë edhe në betejë me kryeministrin, por edhe miq të SPAK-ut apo të ambasadorëve që mbështesin atë, ose janë pseudo opozitarë ose dordolecë që s'kuptojnë asgjë nga politika. Kjo është një vijë e rëndësishme ndarëse për të përcaktuar identikitin e një kundërshtari të këtij regjimi. Prandaj, për tu kthyer tek protesta e së enjtes, ndonëse as Berisha dhe as Meta mund të mos gjenden, për arsye vetiake, në pozicionin më të volitshëm për të kritikuar drejtësinë e re, nuk ka dyshim se denoncimi i saj duhet të përbëjë një shtyllë themelore të qëndrimit opozitar. E vërteta është e patjetrësueshme edhe kur dyshojmë se ajo arikulohet nga njerëz të gabuar. Thelbi i saj qëndron në kundërshtimin në bllok të kleptokracisë ramiste, pa bërë taktizime se kë të ruajmë dhe kë të shpëtojmë nga argatët që i shërbejnë asaj. Shprehja debile: "ne e kemi me Ramën dhe jo me SPAK-un (ndonëse ky i shërben zgjatjes së mbrtetërimit të tij)", nuk mund të jetë pjesë e arsenalit opozitar. Në këtë kuptim, as Saliu dhe as Iliri nuk mund të goditet nga pozita më të moderuara sesa qëndrimet e tyre. Kritika e vetme pro opozitare për ta duhet të bëhet nga një qasje më radikale. Nëse pranojmë tezën që Rama duhet kritikuar sëbashku me levat që i shërbejnë forcimit të pushtetit të tij, duke përfshirë dhe SPAK-un, kjo logjikë nuk mund të përfundojë këtu. As Berisha dhe as Meta nuk po godasin me të njëjtën forcë edhe komponentët e tjerë të regjimit rilindas, oligarkët që e financojnë dhe televizionet kombëtare që e retushojnë. E ndoshta kjo është pika që i jep më tepër dorë armiqve të tyre për ti t'i akuzuar se vetëm me SPAK-un e kanë personale. ©Lapsi.al            

Të këshilluara

Ç’tregon 4 gushti për zgjedhjet e ardhshme

Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 gusht, përbën provën më të mirë për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh të përgjithshme do të kemi në pranverën...

17:18

Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta për të kush e di të sa disatën herë, se fundi i përditshmërisë së jetës reale është sakrifica e detyru...

12:51

Tregtarët e vdekjes nuk lindën nga hiçi

Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurët me kancer nga mjekimi në spitalin publik, për ti shitur më pas ilaçet në mënyrë klandestine dhe me çmime...

14:44

Boomerangu i protestave anti-Veliaj

Protestat e PD përpara bashkisë, që sot në ditën e 13 të tyre vetëm konfirmuan grumbullimin e gjithnjë e më pak militantëve, do të ishte mirë të mbylleshin sa m...

17:48

Pse Berisha duhet të tërhiqet

Sali Berisha është vendosur sërisht, ashtu siç ka ndodhur shpesh përgjatë karrierës së tij, në paradoksin mes krenarisë personale dhe detyrimit që e kapërcen kë...

15:12

Çfarë fshihet pas "dhurimit" të vulës 

Vendimi i gjykatës së apelit për të legjitimuar edhe “de jure” opozitën reale të vendit ka ringjallur iluzionin se në drejtësinë e re mund të ekzistojnë edhe is...

19:51

Dy fytyrat e Tony Blair me Kosovën

Presidentja e Kosovës dhe shumë qytetarë të vendit të saj, i kanë shprehur edhe njëherë mirënjohjen ish kryeministrit britanik Tony Blair, për rolin e pazëvendë...

13:25

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI