Flash

Vizita e noterit në burg/ Si nisi hetimi për pasurinë e Oltion Bistrit

Lapsi.al 11 July 2024
Vizita e noterit në burg/ Si nisi hetimi për pasurinë e Oltion

Hyrja e një noteri në ambientet e paraburgimit në Durrës, ku qëndronte i izoluar në muajin gusht 2023, shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri, ka ngjallur dyshime të forta për prokurorët e SPAK, që hetonin veprimtarinë kriminale të personave të arrestuar në dosjen “Metamorfoza”.

Në datën 3 gusht 2023, ky noter ka takuar pikërisht Oltian Bistrin, i cili ishte personi thirrës, duke bërë më pas redaktimin e një prokure të përgjithshme noteriale, nëpërmjet së cilës i arrestuari Oltian Bistri, i ka dhënë tagra bashkëshortes së tij, D. Bistri.

Kjo e fundit është autorizuar nga bashkëshorti i saj që ta përfaqësojë në pjesën takuese të pasurive që ai disponon, t'i shesë apo dhurojë plotësisht ose pjesërisht me të gjitha format e tjetërsimit.

Konkretisht, vetëm dy javë më pas në datën 21 gusht 2023, nga bashkëshortja, babai, mamaja dhe vëllai i ish-shefit të Operacionales Oltian Bistri, janë revokuar 5 akte noteriale për blerjen e pasurive të paluajtshme të lloji apartamente dhe dyqane tek shoqëria “Arlis Beton”, e cila është në pronësi të Armand Lilos.

“Ora News” ka mësuar se për këto pasuri që është revokuar kontrata noteriale, rezulton të jetë paguar nga këta persona në total një shumë financiare prej 1 milion euro.

Ndërkohë sipas prokurorëve kjo tregon frikën që personi nën hetim, Oltian Bistri, ka pasur se këto pasuri mund t'i sekuestrohen, duke qenë se ai është një person që ka njohuri të mjaftueshme për dispozitat ligjore pasi ka ushtruar detyrën në funksione të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

Nisur nga këto veprime të kryera përmes revokimit të kontratave noteriale, SPAK ka vendosur të hapë një hetim pasuror për ish-shefin e Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri.

Në maj të këtij viti, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Oltion Bistriy dhe familjarëve të tij.

Në total, pasuria që i është sekuestruar Bistrit dhe familjarëve të tij kap vlerën 3.091.519 euro. Bëhet fjalë për 22 dyqane e 10 apartamente të gjitha me vendndodhje në Tiranë. Po ashtu Bistrit i është sekuestruar një vilë luksozë në Tiranë me pamje nga Parku i Madh i Liqenit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI