Flash

OMONOIA konfirmon kandidaturën e Petro Gjikurias për zgjedhjet e 4 gushtit

Lapsi.al 11 July 2024
OMONOIA konfirmon kandidaturën e Petro Gjikurias për zgjedhjet e 4

Pas lajmit të djeshëm se kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Himarës, të cilat do të mbahen më 4 gusht të këtij viti, do të ishte Petro Gjikuria, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, OMONOIA ka dalë me një deklaratë publike ku e aprovon këtë.

Sipas OMONOIA, pas konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë, por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, iu propozua partive politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesin kandidaturën e Gjikurias.

Në deklaratë shkruhet se në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por, sipas tyre, edhe fati i standarteve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm. OMONOIA, në deklaratën e saj e konsideron si rrëmbim dhe dhunim të vullnetit të sovranit heqjen e mandatit nga KQZ ndaj Fredi Belerit.

DEKLARATA:

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONOIA” pas konsultimesh intensive me komunitetet përbërëse të Bashkisë Himarë por edhe asosacionet përfaqësuese të tyre në emigracion, u propozoi Partive Politike opozitare aleate që në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Himarës të mbështesim kandidaturën e z Petro Gjikuria.

Rrëmbimi i mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Himarës z Fredi Beleri dhe dhunimi i vullnetit të sovranit nga Kryeministri Edi Rama duke instrumentalizuar individë dhe segmente të Policisë së Shtetit, Drejtësisë, KQZ -së dhe vetë Presidentin e Republikës përbën precedentin më të rrezikshëm në historinë posttotalitare të vendit për votën e lirë, shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale dhe të drejtat e njeriut duke rritur kështu edhe më shumë distancën që na ndan nga standartet dhe praktikat më të mira Evropiane.

Për rrjedhojë, në zgjedhjet e pjesshme në Himarë nuk do të varet vetëm fati i drejtimit të Bashkisë për pjesën e mbetur të mandatit, por edhe fati i standarteve të zhvillimit të zgjedhjeve palamentare të vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI