Flash

Mitsotakis takohet me Erdogan gjatë samitit të NATO-s, në fokus çështja e Qipros

Lapsi.al 11 July 2024
Mitsotakis takohet me Erdogan gjatë samitit të NATO-s, në fokus

Një prej takimeve që tërhoqi vëmendjen në samitin e NATO-s ishte ai midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, takimi i tyre i pestë në 12 muajt e fundit.

Të dy liderët u larguan së bashku nga salla ku ishin mbledhur krerët e vendeve anëtare të NATO-s dhe ecën krah për krah drejt vendit ku u zhvillua takimi në prani të ministrave të jashtëm Giorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan si dhe këshilltarëve diplomatikë të tyre.

Edhe pse Ankaraja nuk ka lëvizur nga pozicionimi i saj për situatën në Mesdheun Lindor, Athina e konsideron shumë të rëndësishme faktin që në 16 muajt e fundit ka pasur qetësi në kufirin ajror dhe detar mes dy fqinjëve që shpeshherë kanë mbërritur një hap larg konfliktit ushtarak.

Duke ju përgjigjur sfidës së fundit të presidentit Erdogan që i është referuar së fundmi çështjes së njohjes së pseudo-shtetit turk në Qipron veriore, pak ditë para vizitës që ai po planifikon në territoret e pushtuara, Mitsotakis ka deklaruar se 50 vjet pas tragjedisë së 1974, Qiproja, një vend anëtar i BE-së, nuk mund të mbetet e ndarë dhe ritheksoi nevojën për rifillimin e bisedimeve për zgjidhjen e kësaj çështjeje bazuar në vendimet e OKB-së.

Sipas burimeve qeveritare greke kryeministri Mitsotakis shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me autoritetet turke në luftën kundër emigracionit të parregullt. Ata ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit për të dyfishuar vëllimin e tregtisë dypalëshe si dhe për përfitimet reciproke që do kenë dy vendet në se ruhet një klime qetësie në marrëdhëniet mes tyre.

Nga ana e saj njoftimi i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, thekson se gjatë takimit janë diskutuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë, çështje rajonale dhe globale. Presidenti Erdogan ka deklaruar se “Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të zhvilluar një frymë solidariteti me Greqinë bazuar në parimin e fqinjësisë së mirë dhe se këto përpjekje do të vazhdojnë të rriten”.

Mitsotakis dhe Erdogan biseduan gjithashtu edhe për takimin e tyre të ardhshëm që do të mbahet në shtator në Nju Jork, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku vlerësohet se do diskutojnë çështje më të thella dhe ndasitë mes tyre, ndër të tjera, përcaktimi i ZEE-së dhe shelfit kontinental.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI