Flash

Kërkohej për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

Lapsi.al 11 July 2024
Kërkohej për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet

Një 38-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, për pjesëmarrje në grup kriminal dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje, është arrestuar sot në Tiranë. Adrian Cenaj alias Dedja u vu në pranga në kuadër të operacionit "Operacionalja 12".

GJKKO i ka caktuar 38vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 12”.

I akuzuar nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim të mjeteve/kushteve për të kryer vrasje, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 12”, lokalizoi në Tiranë, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Adrian Cenaj (Dedja), 38 vjeç, i lindur në Kukës.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 11.07.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI