Flash

Zjarret në Dropull e Finiq, Greqia dërgon për ndihmë dy avionë "Canadair"

Lapsi.al 10 July 2024
Zjarret në Dropull e Finiq, Greqia dërgon për ndihmë dy

Greqia ka dërguar ditën e sotme dy avionë, të cilët kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarreve në Dropull dhe Finiq. Avionët janë të llojit Canadair dhe do të asistojnë për të shuar flakët që kanë rënë që prej dy ditësh në këto dy zona.

Këte e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes në rrjetet sociale, Niko Peleshi,ndërsa ka shprehur mirnjohje për gaditshmërinë nga Greqia.

"Avionët grekë vijnë si mbështetje për Shqipërinë nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe bashkohen me përpjekjet e Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, personelit të emergjencës civile dhe strukturave lokale që kanë luftuar flakët atje prej 2 ditësh. Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për t'i sjellë avionë qeverisë italiane dhe asaj kroate", shkruan ai.

Bashkia e Dropullit ka qenë nën kërcënimin e zjarreve gjatë dy ditëve të fundit. Banesat e fshatit Grapsh u rrezikuan nga flakët që nga pyjet zbritën në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Por, pas ndërhyrjes së forcave në terren dhe nga ajri pati një përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh dhe në fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave. Aktualisht, janë fikur të gjitha vatrat e zjarrit që përbënin rrezik për zonat e banuara dhe janë vetëm 2 vatra zjarri në malin e Sopotit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Temperatura mbi 40°C

Sipas MeteoAlb, depërtimi i mëtejshëm i masave ajrore afrikane do të bëjë që vendi ynë të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të...

08:40

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 92.1 lekë dhe d...

08:19

Digjet automjeti në aksin Fier-Seman

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Seman. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Hoxharëz. Në vendngjar...

08:03

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI