Flash

Vrasja e Mariglen Gjonajt, Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Kristjan Cenajn

Lapsi.al 10 July 2024
Vrasja e Mariglen Gjonajt, Gjykata dënon me burgim të

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm 32-vjecarin Kristjan Cenaj i cili u akuzua për vrasjen e groposjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras në vitin 2025. Bëhet me dije se kjo masë dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krim.

Prokuroria kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës së sigurisë” që nënkupton se edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht, por kjo nuk është pranuar nga gjykata. Nga ana tjetër mësohet se avokati i familjarëve te viktimës u shpreh i kënaqur me vendimin, por kërkon zgjerim te hetimeve.

Në vitin 2015 Kristjan Cenaj vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras për t'i vjedhur viktimës orën Rolex dhe varesen e floririt. Krimi u zbulua në 2022-shin kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit, afro 7 vite nga zhdukja e 16-vjecarit. Kristjan Cenaj, i cili prej dy vitesh gjendet në paraburgim ka mbajtur qendrim mohues, duke pretenduar se nuk është ai vrasësi.

Të këshilluara

Një vatër e re zjarri në Berat

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në ish-Uzinën e Baterive në Berat. Mësohet se zjarri ishte përhapur shpejt dhe po shkonte në drejtim të depozitave ...

20:24

Aksident i rëndë në Greqi, dy të vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur mesditën e sotme në Rodos të Greqisë. Mësohet se ngjarja nodhi në rrugën nacionale Bregdeti Lindor–Aeroport r...

19:52

Tjetër vatër zjarri në Dropull

Pasditen e sotme është aktivizuar një vatër zjarri në kodrën mbi fshatin Sofratikë të Dropullit. Nga ana tjetër mësohet se banesat nuk rrezikohen nga flakët. Po...

19:46

Ndahet nga jeta gazetari Aristir Lumezi

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare kryeredaktori i Gazetës Panorama dhe gazetari i njohur Aristir Lumezi. Mësohet se ai është ndarë nga jeta ditën e sotme (1...

17:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI