Flash

Rriten shifrat e çifteve pa fëmijë, shkak kryesor... emigrimi dhe të ardhurat e pakta

Lapsi.al 10 July 2024
Rriten shifrat e çifteve pa fëmijë, shkak kryesor... emigrimi

Struktura e familjes Shqiptare ka ndryshuar. Censi i viti 2023, nxori në pah se çiftet, ose të martuar ose bashkëjetojnë, por nuk kanë fëmijë. Kjo shifër është rritur me 152% krahasuar me Censin 2011.

“Familjet e reja e kanë kuptuar që sjella në jetë dhe mirërritja sipas standardeve është më e lartë dhe i bën të stepen. Së dyti mendojnë që të emigrojnë dhe më pas të planifikojnë të sjellin në jetë një fëmijë”, tha Entele Binjaku.

Familjet e martuara ose që bashkëjetojnë pa fëmijë ishin 264,882, me rritje 152% nga Censi 2011. Numri i familjeve ndërmjet dy censeve u rrit me rreth 33 mijë ose 4.5%, por numri i çifteve pa fëmijë ka shënuar rritje të ndjeshme për shkak të emigracionit të lartë të të rinjve gjatë dekadës së fundit.

Sipas censit, bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2%, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5%, ndërsa prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3% të tyre.

“Mënyra sesi e shohin të rinjtë jetën, lidhet me afirmimin në punë, konsolidimin e statusit ekonomik, që i çon drejtë shtyrjes së lindjes së fëmijës së parë”,-tha sociologia Entela Binjaku.

Emigracioni i dekadës së fundit uli ndjeshëm edhe numrin e anëtarëve të familjes. Në censin 2023, madhësia mesatare e familjeve është 3,2 anëtarë, krahasuar me 3,9 anëtarë për familje në Censin e 2011 dhe 4,2 anëtarë në vitin 2001./Euronews Albania

Të këshilluara

Një vatër e re zjarri në Berat

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në ish-Uzinën e Baterive në Berat. Mësohet se zjarri ishte përhapur shpejt dhe po shkonte në drejtim të depozitave ...

20:24

Aksident i rëndë në Greqi, dy të vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur mesditën e sotme në Rodos të Greqisë. Mësohet se ngjarja nodhi në rrugën nacionale Bregdeti Lindor–Aeroport r...

19:52

Tjetër vatër zjarri në Dropull

Pasditen e sotme është aktivizuar një vatër zjarri në kodrën mbi fshatin Sofratikë të Dropullit. Nga ana tjetër mësohet se banesat nuk rrezikohen nga flakët. Po...

19:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI