Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Pse e paragjykoni lënien e mandatit/ Pjerin Ndreu debat me gazetarët: Mua më ka thirrur SPAK-u, jo kolegët

Lapsi.al 10 July 2024
Pse e paragjykoni lënien e mandatit/ Pjerin Ndreu debat me gazetarët:

Kryetari i Bashkisë në Lezhës, Pjerin Ndreu ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK, Ndreu ka pasur një debat me gazetarët nëse duhet që ta lërë mandatin.

"Pse e paragjykon lënien e mandatit. Nuk ka lidhje as me lënien e mandatit. Ajo që kam bërë unë është detyra në shërbim të komunitetit. Nuk kam bërë ndaj shtetit, apo të tjerëve dhe nuk ekziston", tha Ndreu.

I pyetur nëse atë e kishin thirrur 'kolegët' e tij, Ndreu theksoi se kërkesa i erdhi nga SPAK-u.

"Unë kam ardhur se më ka thirrur SPAK", tha Ndreu.

I pyetur nëse SPAK do të ngrejë akuza ndaj tij, Ndreu tha se nuk e shikon të arsyeshme këtë gjë.

"Ta shohim, këtu jemi, do ta shohim. Unë për vete nuk e shoh të arsyeshme që të ngrejnë akuza. Por nëse do të ngrihen do të përballemi", theksoi Pjerin Ndreu.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI