Flash

Protesta/ Berisha: Nesër Shqipëria iu thërret në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj!

Lapsi.al 10 July 2024
Protesta/ Berisha: Nesër Shqipëria iu thërret në një

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me protestën e 11 korrikut që dot ë mbahet nesër.

Berisha iu drejtua shqptarëve se nesër Shqipëria i thërret ata në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Sipas tij nesër është dita në të cilën qytetarët e këtij vendi do të ngrihen me forcën e bashkimit të tyre dhe do të çelin dyert e përmbysjes të këtij regjimi armiqësor.

Berisha shtoi se ky regjim po zbraz Shqipërinë ndaj si beri thirrje çdo të reje dhe të riu shqiptar, se nesër Shqipëria i fton ata në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Me qëndresën tuaj, me fjalët e oratorëve nga kjo platformë, ju jeni shndërruar në një frymëzim të pashuar për mbarë shqiptarët. Ju përcillni në të katër anët e vendit shpresë, besim, guxim dhe qëndresë për një Shqipëri siç e meritojnë shqiptarët. Nesër është dita e vërtetë e shqiptarëve.

Është dita në të cilën qytetarët e këtij vendi do të ngrihen me forcën e bashkimit të tyre dhe do të çelin dyert e përmbysjes të këtij regjimi armiqësor. Regjimi pushtues të brendshëm. Regjimi që po zbraz Shqipërinë sa asnjë luftë, sa asnjë fatkeqësi natyrore, sa asnjë epidemi dhe asnjë pushtim në të gjitha kohërat. Ndaj dhe unë sot thirrjen time do ta nis duke iu drejtuar çdo të reje dhe të riu shqiptar, nesër Shqipëria iu thërret në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Nesër, Shqipëria ju pret në rrugët dhe sheshet e Tiranës si shpëtimtarë. Nesër, ju vajzat dhe djemtë e këtij vendi, duhet t’i përgjigjeni thirrjes së saj. Mos harroni se Shqipëria iu fton ju në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj. Ju fton ju në një moment kur pas një dekade sundimi të Edi Ramës, ajo ka ardhur buzë greminës. Ajo numëron tashmë çdo vit më shumë të vdekur se të lindur. E merrni pra me mend se sa të çmuar jeni ju për vendin dhe kombin tuaj. Prandaj dhe nesër, në ditën e besës së madhe të shqiptarëve për të shpëtuar Shqipërinë," tha ai.

Berisha gjithashtu u bëri thirrje punonjësve të administratës, pensionistëve, mësuesve, mjekëve, infermierëve dhe biznesmenëve të dalin nesër në shesh.

"Nesër ftoj në shesh çdo punonjëse dhe punonjës të ndershëm të këtij vendi, që konstaton se si zyrat e shtetit janë shndërruar në zyrat e hajnisë të pamëshirë ndaj qytetarëve shqiptarë. Që konstaton se shteti i drogës dhe i krimit është antishteti i vërtetë. Të bashkohen me ne në respekt të qytetarëve dhe vetes së tyre. I garantoj se administrata do ketë respektin e merituar.

I garantoj se pensionistët do të kenë dyfishim të pensioneve dhe se do marrë fund keqtrajtimi dhe përçmimi i tyre me rrogat qesharake.

Garantoj mësues dhe nxënës se arsimi, shkollimi, cilësia do të jetë përparësia e të gjitha përparësive tona. Ftoj çdo mësuese dhe mësues të bashkohet me ne në këtë betejë për shpëtimin e arsimit, për shpëtimin e Shqipërisë. Ftoj mjekët, infermierët, të bashkohen me ne kundër këtij regjimi që me vjedhjet, plaçkitjet që u bën fondeve të ilaçeve, fondeve të sterilizimit, fondeve të mjekimit, kryen krime monstruoze kundër njerëzimit.

Dhe pastaj gjen dhe shpall mjekë dhe infermierë, kriminelë për krime kundër njerëzimit. Bashkohuni me ne të ndryshojmë shëndetësinë tonë, t’i rikthejmë asaj dinjitetin, humanizmin, cilësinë që meritojnë shqiptarët. Miqtë e mi, ftoj çdo biznesmen dhe biznesmene nesër të dalë me guxim në shesh sepse ne me ndryshimin që sjellim, duam t’i kthejmë biznesit konkurrencën e lirë. Duam t’i kthejmë biznesit dinjitetin. Duam t’i përgjysmojmë atij barrën fiskale. Ndaj dhe mbyllni qepenat, derdhuni në shesh me qytetarët," shtoi ai.

Të këshilluara

Një vatër e re zjarri në Berat

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në ish-Uzinën e Baterive në Berat. Mësohet se zjarri ishte përhapur shpejt dhe po shkonte në drejtim të depozitave ...

20:24

Aksident i rëndë në Greqi, dy të vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur mesditën e sotme në Rodos të Greqisë. Mësohet se ngjarja nodhi në rrugën nacionale Bregdeti Lindor–Aeroport r...

19:52

Tjetër vatër zjarri në Dropull

Pasditen e sotme është aktivizuar një vatër zjarri në kodrën mbi fshatin Sofratikë të Dropullit. Nga ana tjetër mësohet se banesat nuk rrezikohen nga flakët. Po...

19:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI