Flash

Kishte mbjellë kánabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Lapsi.al 10 July 2024
Kishte mbjellë kánabis në oborrin e shtëpisë,

Një person ka përfunduar në prangat e policisë në Lazarat. Shtetasi me iniciale A. P. mësohet se kishte mbjellë bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë së tij. Po ashtu në vijim të kontrolleve, në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 600 gramë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Territor i pastër” dhe “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Si rezultat i kontrolleve, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Lazarat. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, 10 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia. Në vijim të kontrolleve, në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 600 gramë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Temperatura mbi 40°C

Sipas MeteoAlb, depërtimi i mëtejshëm i masave ajrore afrikane do të bëjë që vendi ynë të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të...

08:40

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 92.1 lekë dhe d...

08:19

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI