Nis seanca gjyqësorë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
Të pranishëm në sallë janë vetë i pandehuri bashkë me dy avokatët e tii, 5 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia. Po ashtu dhe dy prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja.