Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

VOA: Krerët e NATO mblidhen në Uashington mes pikëpyetjeve mbi të ardhmen e Biden

Lapsi.al 9 July 2024
VOA: Krerët e NATO mblidhen në Uashington mes pikëpyetjeve mbi

Joe Biden mirëpret për tre ditë me radhë në Uashington udhëheqësit e aleancës së NATO-s, e cila sapo u zgjerua me dy anëtarë të rinj, në një takim të nivelit të lartë që pritet të përcaktojë planet për mbrojtjen e Ukrainës si edhe, sikurse thonë disa analistë “për ta mbrojtur atë nga Donald Trumpi” nëse zoti Biden humbet zgjedhjet, mes pikëpyetjeve në rritje për të ardhmen e tij.

Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, Shtëpia e Bardhë thotë se aleatët e NATO-s nuk janë të shqetësuar mbi të ardhmen politike të Presidentit amerikan.

Pikepyetja e madhe për Aleancën është: Edhe sa kohë mund të rezistojë Ukraina?

Një tjetër pyetje me të cilën përballen në këtë takim të nivelit të lartë aleatët e NATO-s dhe amerikanët është e ardhmja e politike e Presidentit Joe Biden, i cili e rreshton veten ndër përkrahësit më të mëdhenj të Ukrainës.

Të hënën, presidenti 81 vjeçar tha se do të vazhdojë garën, ndërsa po shtohen thirrjet që ai të tërhiqet, pas paraqitjes së dobët në debatin presidencial të muajit të shkuar.

Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pikëpyetjet se aleatët e NATO-s janë të shqetësuar se këto krisje në udhëheqje mund të krijojnë pasiguri për aleancën 75-vjeçare, ndërsa krerët e saj mblidhen në Uashington.

“Nuk po marrim ndonjë sinjal për një gjë të tillë nga asnjë prej aleatëve tanë, përkundrazi. Nga komunikimet paraprake ata janë entuziastë për këtë takim. Për mundësitë që ofron dhe për çka po bëjmë të gjithë bashkë, veçanërisht për të ndihmuar Ukrainën”, tha John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Analistët thonë se udhëheqësit e NATO-s janë në të vërtetë të shqetësuar, por ata po tregohen të kujdesshëm për të mos u përfshirë në çështjet e brendshme të politikës amerikane.

“Mendoj se ka një shqetësim në NATO. Udhëheqësit e vendeve të NATO-s mund të kenë mendime të ndryshme për Joe Bidenin, por nëse i kthehemi administratës së zotit Trump, ai (Donald Trumpi) mbajti një sërë qëndrimesh që ishin vërtet kundër NATO-s.

Shumica e vendeve të NATO-s do të parapëlqenin Biden-in dhe kjo jo domosdoshmërisht sepse janë kaq shumë pro tij, por për shkak deklaratave dhe paralajamërimeve të zotit Trump në lidhje me NATO-n. Por, hezitojnë ta shprehin publikisht një gjë të tillë, sepse duket sikur po ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane, diçka që nuk duhet ta bëjnë”, shprehet Richard Stoll nga Universiteti “Rice”.

Por krisje ka edhe mes drejtuesve të tjerë ndër radhët e aleancës. Kryeministri hungarez i së djathtës së skajshme u takua së fundmi me presidentin rus Vladimir Putin dhe tha se do të shërbente si një “urë” komunikimi mes Kievit e Moskës. Në këtë takim të nivelit të lartë, organizata prej 32 anëtarësh pritet të marrë përsipër koordinimin e ndihmës për mbrojtjen e Ukrainës, rol që deri tani e ka luajtur Uashingtoni.

"Në këto dy vite e gjysmë, kanë mbetur gjithnjë e më pak aktorë politikë që janë në gjendje që të komunikojnë me të dy palët e përfshirë në konflikt”, u shpreh Viktor Orbán, kryeministër i Hungarisë.

Një gjë nuk ka gjasa të ndodhë gjatë këtij takimi të nivelit të lartë: një ndërprerje e luftimeve.

Presidenti Putin thotë se Ukraina nuk është “e gatshme” për të diskutuar kushtet, të cilat, sipas tij, përfshijnë tërheqjen e trupave ukrainase nga katër rajonet që Rusia i ka aneksuar. Ukraina kërkon një “paqe të drejtë” që përfshin të gjithë territorin e saj. Presidenti Zelenskyy do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për të nxitur këtë qëndrim, sikurse edhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO. /Marrë nga VOA

Të këshilluara

Aksident në Korçë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku janë përplasur dy mjete. Njëri ka përfunduar në lulishte duke plagosur një të moshuar. I moshuar...

20:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI