Flash

Veliaj përgjigjet për Instagramin me të qeshura dhe një "kunjë" për opozitën

Lapsi.al 9 July 2024
Veliaj përgjigjet për Instagramin me të qeshura dhe një

Erion Veliaj reagoi në Facebook me një video të shkurtër selfie për zhdukjen e profilit të tij në Instagram, çka tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.

"Jam shkri sot tu qesh me lot" - e nis fjalën Veliaj me dialekt tiranas, teksa shpjegoi se aryseja pse kishte qeshur aq shumë ishte për aludimet e opozitës mbi zhdukjen e llogarisë së tij në Instagram.

Veliaj shpjegoi se sapo e rikuperoi llogarinë nga një hakerim që i kishin bërë. Kjo ishte arsyeja pse ishte zhdukur ai nga Instagrami. Megjithatë, i mësuar me gënjeshtrat, Veliaj edhe në këtë video-reagim të shkurtër e futi një të shpejtë, pasi llogaria e tij ende nuk funksionon, deri në momentin e këtij shkrimi.

Lexo më tej: Erion Veliaj mbyll Instagramin 

Veliaj nuk e humbi shancin t'i fusë një "kunjë" opozitës, ku siç mund ta shihni në videon këtu, tha: "Edhe kjo puna hip se t'vrava, zbrit se t'vrava si opozitë nuk shkon". Me idenë se si kur shfaq punët Veliaj, si kur nuk i shfaq, opozita ankohet. ©Lapsi.al 

@erion_veliaj_Kësaj i thonë me t'ra dielli n'ballkon! ?♬ original sound - Erion Veliaj

Të këshilluara

Erion Veliaj mbyll Instagramin

Si një makineri e pandalshme propagande mediatike, zhdukja e profilit zyrtar të Erion Veliajt në Instagram ka habitur shumëkënd sot. Llogaria e tij zyrtare m...

14:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI