Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

U shpall i zhdukur në vitin 2002, gjendet pas dy dekadash trupi i ngrirë i alpinistit amerikan në Peru

Lapsi.al 9 July 2024
U shpall i zhdukur në vitin 2002, gjendet pas dy dekadash trupi i

Është zbuluar trupi i një alpinisti i cili u shpall i zhdukur 22 vite më parë. Alpinisti amerikan William Stampfl u raportua i zhdukur në qershor 2002 pasi përfshi nga një ortek në anën e malit Huascaran në Peru.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit në atë kohë për 59-vjeçarin nuk arritën të gjenin trupin e tij, i cili ka qenë i ngrirë për më shumë se dy dekada. Trupi i tij - i ruajtur mirë nga akulli peruan - u zbulua mes temperaturave në rritje të shkaktuar nga ngrohja globale.

Trupi i Stampfl, i cili kishte ende rrobat, parzmoren dhe çizmet e tij, u gjet së bashku me sendet e tij personale, gjë që lejoi policinë ta identifikonte menjëherë.

Mali Huascaran është më shumë se 6,700 metra i lartë dhe është pjesë e vargmalit Cordillera Blanca të Andeve. Malet janë të njohura për alpinistët nga e gjithë bota - por mund të jenë të rrezikshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI