Flash

Të shtëna me armë në Athinë, plagoset 22-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 9 July 2024
Të shtëna me armë në Athinë, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë në orët e para të mëngjesit në Peristeri të Athinës. Shqiptari kishte dalë nga burgu ditën e djeshme pasi ishte dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision. Raportohet se persona që udhëtonin me një mjet tip 'Audi' kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip 'Smart'. Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë 22-vjeçari shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart. Shoferi i Smart-it e braktisi 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk.

I riu është dërguar me autoambulancë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur detaje nga ngjarja, si edhe personat që ndodheshin në të dy mjetet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI