Flash

Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Britania dhe NATO duhet të përgatiten për luftë, kemi një bosht të ri fuqish

Lapsi.al 9 July 2024
Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Britania dhe NATO duhet të

Në afro pesë vite kohë Britania e Madhe dhe NATO duhet të përgatiten për luftë. Paralajmërimi i frikshëm vjen nga ish-gjenerali i ushtrisë britanike Patrick Sanders.

Kreu i Ushtrisë Britanike i cili ka qenë në krye të forcave të armatosura britanike për afro dy vite, paralajmëroi se Britania ndodhet tani në "momentin e saj më të rrezikshëm" që nga viti 1945. Gjenerali Sir Patrick tha për Times se Kina, Rusia dhe Irani janë "fuqitë e reja të boshtit".

"Këto vende janë më shumë se një kërcënim, madje më shumë se Adolf Hitleri në vitin 1939. Ato janë më të ndërvarura dhe më të lidhura se sa ishin fuqitë e boshtit fillestar. Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar janë të forta në disa fusha, si siguria kibernetike, por ne jemi gjithashtu të dobët në të tjera si "sabotazhi" dhe "kërcënimet terroriste".

Rreziku i një luftë të ardhshme të madhe, do të jetë tema qendrore e Samitit të NATO në Uashington.

Lufta e ashpër Ukrainë-Rusi do të mbizotërojë bisedat private midis liderëve të 32 vendeve anëtare të NATO-s, të cilët kanë një agjendë të plotë të fokusuar në ndihmën ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe duke ofruar një rrugë drejt anëtarësimit eventual në NATO për Kievin.

Ukraina është vendi i cili dëshiron të bashkohet me NATO-n për të shmangur sulmet e mëtejshme të ardhshme nga Rusia, por vendet kandidate duhet të miratohen nga të gjithë anëtarët e aleancës, disa prej të cilëve janë të kujdesshëm për të provokuar një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Moska e sheh NATO-n si një mjet për dominimin e SHBA-së dhe e ka akuzuar aleancën për kthimin në një mentalitet të Luftës së Ftohtë.

Nga ana e tyre, zyrtarët amerikanë kanë thënë se samiti do t'i ofrojë Ukrainës një "urë drejt anëtarësimit", e cila do të përfshijë përpjekjen e re të NATO-s për të koordinuar furnizimet me armë dhe trajnimin e personelit ushtarak./A2

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI