Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Demaskohet Lindita Nikolla/ Me të njëjtin fjalim 'copy paste' në Tiranë e Washington

Lapsi.al 9 July 2024
Demaskohet Lindita Nikolla/ Me të njëjtin fjalim 'copy

Lindita Nikolla i ka rënë për shkurt në një takim në SHBA me kryetarët e parlamenteve të vendeve të NATO-s. Të njëjtin fjalim që ka përdorur në një event tjetër, e lexoi copy paste edhe kësaj radhe në Amerikë. Demaskimin e saj e ka bërë gazetari Isa Myzyraj përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook.

Më poshtë reagimi i tij i plotë.

Sot kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla mori pjesë në samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Washington DC, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Aleancës.

Ajo që ndodhi ishte se një pjesë e madhe e fjalimit të Nikollës ishte copy-paste e fjalimit të saj në takimin hapës të Komisionit për Demokraci dhe Siguri i Asamblesë Parlamentare të NATOS-s që u mbajt në Shqipëri në 16, 17 dhe 18 prill.

Fjalimi 16 prill 2024: Si anëtare e NATO-s, Shqipëria është rasti më tipik që dëshmon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga madhësia e vendeve anëtare, as nga pasuria, as nga niveli i zhvillimit, as nga historiku dhe jetëgjatësia në Organizatë. Por nga përkushtimi i sinqertë për paqen, sigurinë dhe lirinë e kombeve.

Fjalimi 9 korrik 2024: Shqipëria, si një vend anëtar i ri në NATO, është rasti kuptimplotë që provon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga madhësia e vendeve anëtare, as nga pasuria, niveli i zhvillimit, historia e jetëgjatësia në Organizatë, por nga angazhimi i sinqertë për paqe, siguri dhe liri.

Fjalimi 16 prill 2024: Ne, shqiptarët, e kemi fituar besimin dhe bindjen e Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të mëdhenj e të NATO-s, me përkushtimin tonë të qartë, të vendosur dhe pa asnjë dilemë në zbatimin e vendimeve të Aleancës.

Fjalimi 9 korrik 2024: Ne, shqiptarët, kemi fituar besimin e Shteteve të Bashkuara dhe të anëtarëve të tjerë të NATO-s me angazhimin tonë të qëndrueshëm dhe të vendosur në zbatimin e vendimeve të Aleancës.

Fjalimi 16 prill 2024: Investimi për paqen dhe sigurinë nuk sjell sigurokraci, por ushqen procesin, institucionet dhe vlerat demokratike.

Fjalimi 9 korrik 2024: Investimi në paqe dhe siguri nuk sjell sigurokraci. Përkundrazi, ai nxit procesin, institucionet dhe vlerat demokratike.

Fjalimi 16 prill 2024: Kjo sinergji ka më shumë domethënie në kushtet e luftrave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Fjalimi 9 korrik 2024: Kjo sinergji është më domethënëse atëherë kur kërcënimet e luftës janë të dukshme, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatës në Lindjen e Mesme.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku janë përplasur dy mjete. Njëri ka përfunduar në lulishte duke plagosur një të moshuar. I moshuar...

20:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI