Flash

Ç’tregon 4 gushti për zgjedhjet e ardhshme

Lapsi.al 9 July 2024
Ç’tregon 4 gushti për zgjedhjet e ardhshme

Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 gusht, përbën provën më të mirë për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh të përgjithshme do të kemi në pranverën e ardhshme.

Ajo që pati ndodhur deri më tani me rastin Beleri, përbënte më vete një skandal. Edi Rama përdori një polici që fabrikon prova, të mbështetur nga një dyzinë delenxhinsh në SPAK dhe në GJKKO, për të shndërruar në nul verdiktin e votuesve të 14 majit.

Në këtë kalvar më shumë se një vjeçar, ne pamë të sfilonin dëshmitarë të rremë si Arsen Rama, kryepolicë me mendësinë e KGB-së, si Ermal Hajdini, procesverbale të fallcifikuara përgjimesh, prova të marra në mënyrë ilegale, para blerjesh votash nga të cilat ishin “zhdukur” gjurmët e paguesit, çertifikata penaliteti të fallcifikuara, vendime gjykatash për dëshmitarin e rremë që u mbajtën të fshehura.

LEXO ME TEJ:

Rama lëshon kamikazin Tavo/ A do bojkotojë opozita?

Ky zinxhir manipulimesh, që është shumë më i gjatë, përmban brenda vetes një konkluzion të thjeshtë: zgjedhjet, vota e lirë, loja demokratike kanë vlerë, vetëm nëse përfituesi prej tyre i pëlqen Edi Ramës. Nëse është e kundërta, në vend që të gëzojë mandatin e popullit, ai përfundon në burg. Prandaj, prej kësaj fabule ngrihet pyetja se, ç’vlerë ka të hysh në garë, jo thjeshtë kundër kandidatit të rilindjes, por edhe kundër oligarkëve që e financojnë, gazetarëve që e zbukurojnë, banditëve që e trimërojnë, bashibozukëve të policisë që punojnë për të, mercenarëve të SPAK-ut që i shërbejnë dhe nëse ndodh mrekullia që mund të ngjajë një herë në njëqind raste, pra nëse arrin ta mundësh këtë koalicion të murmë, në fund ta zerojnë gjithçka duke të hedhur prangat.  

Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

Mjafton edhe kaq për të kuptuar farsën e votimeve tona. Por procesi Beleri nuk rresht së na surprizuari. Shpënia me këmbëngulje e planit të eleminimit politik të tij njollosi ditët e fundit edhe institucione të tjera. Ndërkohë që mandatin si kryebashkiak, pasi dënimi i tij mori formë të prerë, ligjërisht duhet ta ndërpriste kryeministri, ky i fundit i shkoi deri në fund lojës së atij që hedh gurin e fsheh dorën. Ai ia la në derë KQZ-së. Dhe me kokën ulur e rrokjet që me zi i dilnin nga goja, Ilirian Celibashi, përdori trukun e ligjit të dekriminalizimit për ta marrë ai përsipër mbi vete këtë barrë. Sado i zellshëm që u tregua ish ministri i Ramës që tani bën arbitrin e zgjedhjeve, ai nik dilte dot përtej ligjit që i njeh të dëmtuarit të  drejtën për ankimim. Por meqë Rama i donte se s’bën zgjedhjet në 4 gusht, qoftë për ti kapur rivalët të papërgatitur, qoftë për të shfrytëzuar një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është e ulët, në lojën e shërbëtorit u thirr ushtar Begaj.

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Presidenti i Republikës pa u konsultuar me kërkënd, sikurse ia kërkon posti, pa pritur afatet e ankimimit të Belerit, e mori të mirqenë djegjen e mandatit të tij dhe i shpalli zgjedhjet fiks në ditën që e urdhëruan. Pra shkurt, zinxhirit të “institucioneve të pavarura”, si policia, SPAK e GJKKO, që në garën e Himarës treguan se u bënë palë, i’u shtuan së fundi edhe KQZ e Presidenca. Ai që do të vendosë të konkurojë kundër rilindjes në 4 gusht, do ti ketë të gjitha këto kundër, duke u lutur që të humbasë, për ti shpëtuar më të keqes…burgut.  

Natyrisht, fati i tij është i paracaktuar, por ai na shërben për të kuptuar një gjë: farsën gjithnjë e më të lexueshme të zgjedhjeve tona. Në këtë këndvështrim, Himara e 4 gushtit, është prova gjenerale e garës së 2025-ës, kur kush do të tentojë të dalë kundër Ramës, do të ketë përballë gjithë shtetin e tij të presonalizuar.

©lapsi.al

 

Të këshilluara

Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta për të kush e di të sa disatën herë, se fundi i përditshmërisë së jetës reale është sakrifica e detyru...

12:51

Tregtarët e vdekjes nuk lindën nga hiçi

Skandali i mjekëve të arrestuar, që privonin të sëmurët me kancer nga mjekimi në spitalin publik, për ti shitur më pas ilaçet në mënyrë klandestine dhe me çmime...

14:44

Boomerangu i protestave anti-Veliaj

Protestat e PD përpara bashkisë, që sot në ditën e 13 të tyre vetëm konfirmuan grumbullimin e gjithnjë e më pak militantëve, do të ishte mirë të mbylleshin sa m...

17:48

Pse Berisha duhet të tërhiqet

Sali Berisha është vendosur sërisht, ashtu siç ka ndodhur shpesh përgjatë karrierës së tij, në paradoksin mes krenarisë personale dhe detyrimit që e kapërcen kë...

15:12

Çfarë fshihet pas "dhurimit" të vulës 

Vendimi i gjykatës së apelit për të legjitimuar edhe “de jure” opozitën reale të vendit ka ringjallur iluzionin se në drejtësinë e re mund të ekzistojnë edhe is...

19:51

Dy fytyrat e Tony Blair me Kosovën

Presidentja e Kosovës dhe shumë qytetarë të vendit të saj, i kanë shprehur edhe njëherë mirënjohjen ish kryeministrit britanik Tony Blair, për rolin e pazëvendë...

13:25

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI