Flash

Zgjedhjet e 4 gushtit në bashkinë Himarë/ Vangjel Tavo vendoset kandidat i PS-së

Lapsi.al 8 July 2024
Zgjedhjet e 4 gushtit në bashkinë Himarë/ Vangjel Tavo vendoset

Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i qarkut të Vlorës, është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet në bashkinë e Himarës.

4 gushti u caktua nga presidenti Begaj si datë për zgjedhjet e Himarës, pasi me praninë e Fredi Belerit në sallë, KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Në këto zgjedhje partitë politike do të kenë më pak afat se herët e tjera për të zhvilluar fushatë elektorale.

Pas regjistrimit të kandidatëve, në Himarë do të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, e cila do të mbyllet në 2 gusht dhe do të jetë më e shkurtra ndonjëherë. Në Himarë do të votohet dhe numërohet në formën tradicionale, përmes letrës, dhe identifikimi i votuesve do të jetë me aparatura elektronike. Në zgjedhjet e fundit, në këtë bashki morën pjesë në zgjedhje rreth 7800 votues.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 92.1 lekë dhe d...

08:28

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI