Flash

Shisnin drøgë në plazhin e Velipojës, vihet në pranga 29-vjeçari, një tjetër nën hetim

Lapsi.al 8 July 2024
Shisnin drøgë në plazhin e Velipojës, vihet në pranga

Një person ka rënë në pranga, teksa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për shitje të lëndëve narkotike. Sipas komunikatës, shtetasit me iniciale M. Th., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P., 28 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se kanë shpërndarë lëndë narkotike në vijën bregdetare të Velipojës.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Kapen në flagrancë 2 shtetas që shitnin doza cannabisi në zonën bregdetare të Velipojës. Vihet në pranga njëri prej tyre, procedohet penalisht tjetri. Sekuestrohet lënda narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas shitnin lëndë narkotike në zonën bregdetare të Velipojës, kanë organizuar punën në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve policore, u kapën në flagrancë në afërsi të një lokali në Velipojë, me doza cannabisi të gatshme për shitje, shtetasit M. Th. dhe E. P.. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Th., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi precedimi penal për shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Pogradec. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 92.1 lekë dhe d...

08:28

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI