Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Rama lëshon kamikazin Tavo/ A do bojkotojë opozita?

Lapsi.al 8 July 2024
Rama lëshon kamikazin Tavo/ A do bojkotojë opozita?

Ashtu sikurse pritej, ish deputeti i LSI- së, Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i qarkut të Vlorës, do të jetë kukulla e Edi Ramës për të legjitimuar kërdinë që kryeministri bëri në Himarë.

Formalisht, ai u votua nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet e 4 gushtit. por plani dhe projekti është përgatitur që në dhjetor të vitit të shkuar, kur pasi burgosi dhe mbajti peng pa u betuar Ferdi Belerin, kryeministri vendosi gjithçka për kalendarin e gjyqësorit dhe përgatitjen e rrëmbimit përfundimtar të Himarës.

Atëherë, mediat greke, nga burime zyrtare të qeverisë së tyre njoftuan se Rama po përpiqej të joshte Tavon, i cili me sa duket kishte kërkuar leje edhe në kryeqytetin grek për të marrë vendimin e tij.

LEXO MË TEJ:

Media greke: Rama i kërkon Vangjel Tavos të drejtojë Bashkinë e Himarës

Sipas “Kathimerini-t”, në prag të Krishtlindjeve, ish-ministri dhe ish-deputeti i Dropullit për shumë vite, Vangjl Tavo, një anëtar i shquar i minoritetit grek dhe mjek privat sot, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për "një kafe" në Tiranë. Tavo e pranoi ftesën, megjithëse marrëdhëniet mes dy burrave ishin acaruar pasi Tavo ishte larguar nga Partia Socialiste për të bashkuar forcat me Ilir Metën në themelimin e LSI-së. Kësaj telefonate, Rama i kishte paraprirë në mes të dhjetorit me një tjetër telefonatë me Tavon, këtë herë në nivel njerëzor, për një ngjarje të pakëndshme, pikërisht vdekjen e vajzës së tij në një aksident automobilistik.

Sipas asaj që “Kathimerini” sbkruante në dhjetor, Rama dhe Tavo u takuan në një kafene të njohur në Tiranë dhe aty kryeministri shqiptar, pasi i shprehu dëshirën për t'i dhënë fund ngërçit me Athinën, i kërkoi Tavos të marrë përsipër fillimisht rolin e kryebashkiakut të përkohshëm gjashtëmujor Himarës. Ky do të qe plani derisa të përfundonte gjyqi dhe pasi Beleri të shpallej fajtor Tavos do ti hapej rruga të kandidojë për bashkinë. Pak a shumë plani vazhdoi ashtu siç raportoi media greke me të vetmin ndryshim se Rama e caktoi prefekt të Vlorës Tavon.

Tavo dhe Rama i mohuan skenarët e përshkruar nga Kathimerini, por në 13 mars ai u emërua prefekt dhe që prej asaj dite ka qëndruar në Himarë.

Lëvizje për Himarën? Rama emëron Vangjel Tavon prefekt të Vlorës

Ai u angazhua më pas për mbajtjen e bashkisë në zgjedhën e rilindjes, duke punuar për zgjedhjen e dy nënkryetarëve, njëri pas tjetrit, që drejtojnë këtë institucion që pas burgosjes së kryebashkiakut në detyrë, Jorgo Goro.

Edhe me caktimim e datës së zgjedhjeve, në kulm të sezonit turistik, Rama bëri gjithçka për të avantazhuar të përzgjedhurin e tij, duke treguar se është padron, jo vetëm i prangave, por dhe i kalendarit. Ai përdori gjykatën, KQZ, presidentin, për të zhvilluar një palë zgjedhje blitz, për ti kapur kundërshtarët në befasi, dhe në një kohë kur pjestarët e ish shtabit të Belerit, të gjithë me biznese më sektorin e shërbimit, janë të okupuar me turizmin. Llogaria e kohës, data e së cilës dukej e çuditshme është zgjedhur enkas, për të vënë kampin tjetër në pozita të pa barabarta.

Në këto kushte kur Rama hodhi në fushë kamikazin Tavo, kur ai tregoi se mund të përdorë edhe shtetin policor për të ndryshuar rezultatin, kur shpërfilli një herë vullnetin e zgjedhësve, duke e penguar Belerin të betohet dhe duke shpallur në fund një garë të çekuilibruar që favorizon Vangjel Tavon, pyetja që shtrohet është: a ia vlen që opozita të marrë pjesë në këtë farsë? A mos do ishte më mirë që ajo mos ta legjitimonte një lojë ku Rama ka në dorë dhe gurin dhe arrën?

Me apo pa opozitën, kreu i ri i Himarës do të caktohet në 4 gusht. Kjo datë u firmos nga presidenti Begaj, pasi me praninë e Fredi Belerit në sallë, KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Në këto zgjedhje, kur Vangjel Tavo përgatitet që prej dhjetorit të kaluar, opozita do të kerë më pak afat se herët e tjera për të zhvilluar fushatë elektorale.

Pas regjistrimit të kandidatëve, në Himarë do të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, e cila do të mbyllet në 2 gusht dhe do të jetë më e shkurtra ndonjëherë. Në Himarë do të votohet dhe numërohet në formën tradicionale, përmes letrës, dhe identifikimi i votuesve do të jetë me aparatura elektronike. Në zgjedhjet e fundit, në këtë bashki morën pjesë në zgjedhje rreth 7800 votues dhe Fredi Beleri u shpall fitues me rezultat shumë të ngushtë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI