Flash

Pagesa te Thumanë-Kashar do të jetë 270 lekë për një kalim

Lapsi.al 8 July 2024
Pagesa te Thumanë-Kashar do të jetë 270 lekë për

Fillimisht për pagesën në rrugën Thumanë-Kashar u njoftua se pagesa do të jetë 2.1 euro, por këtë të hënë kur janë vendosur sportelet e pagesës është njoftuar se shuma për t'u paguar është 2.7 euro, ose 270 lekë. Mëngjesin e sotëm u raportua për radhë kilometrike në autostradën Thumanë-Kashar pasi sportelet e konçesionarit ishin vetëm dy.

Pasi radha ka shkuar në 10 kilometra, sportelet janë hequr me qëllim lehtësimin e trafikut.

Projekti ka një kosto të parashikuar ndërtimi prej 225.8 milionë eurosh për 21 km. Në fund të 35 viteve është parashikuar që koncesionari të përfitojë rreth 1.3 miliardë euro pa TVSH. Gjithashtu në kontratën e bërë publike shteti vendos edhe 22.8 milion euro garanci për 8 vite nëse privati nuk mbledh të ardhurat e planifikuara.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI