Flash

E rëndë në Itali/ Burri vret gruan dhe përdor celularin e saj për të treguar se ishte gjallë

Lapsi.al 8 July 2024
E rëndë në Itali/ Burri vret gruan dhe përdor celularin e

Mediat italiane kanë dhënë detaje për një ngjarje të rëndë të zbuluar Cagliari. Një 42-vjeçare e identifikuar si Francesca Deidda e zhdukur që në maj dyshohet se është vrarë nga burri i saj, i cili përdori telefonin e saj për muaj të tërë duke bërë të dukej se ajo ishte ende gjallë.

Madje, me anë të telefonit të saj ai dërgoi edhe një e-mail në punën e saj ku ajo jepte dorëheqje. Igor Sollai, 43 vjeç, një shofer kamioni u vendos në pranga këtë të hënë. Burri është nën hetim për vrasje të rëndë dhe fshehje të kufomës.

Edhe pse trupi i gruas së tij nuk është gjetur, policia thotë se ka mbledhur një sërë indikacionesh të rënda ndaj bashkëshortit. Zhdukja e Francesca Deidda u raportua në fund të majit nga vëllai i saj në stacionin e policisë në San Sperat. Hetuesit e konsideruan menjëherë të pamundur mundësinë e vetëvrasjes dhe të largimit vullnetar dhe u ndalën te marrëdhënia me bashkëshortin e saj.

Ai dha versione të dyshimta në ditët e para të zhdukjes së gruas. Në rrëfimin e tij para hetuesve ai i mëshoi idesë se ajo ishte larguar me dëshirë: “Ajo donte një periudhë reflektimi”, - ka thënë ai për të justifikuar zhdukjen.

Policia zbuloi se pas zhdukjes së saj, Sollai përdori telefonin e gruas së tij, duke i bërë miqtë dhe të afërmit të besonin se ajo ishte ende gjallë. Në telefon burri vetëm shkëmbente vetëm mesazhe pa dhënë kurrë mundësinë e një bisede telefonike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI