Flash

Dje aksidentoi për vdekje 8-vjeçaren sllovake pranë Gjirit të Lalzit, arrestohet 18-vjeçari

Lapsi.al 8 July 2024
Dje aksidentoi për vdekje 8-vjeçaren sllovake pranë Gjirit

18-vjeçari, i cili përplasi për vdekje 8-vjeçaren sllovake ditën e djeshme në segmentin rrugor “Maminas-Gjiri i Lalzit” është arrestuar.

Pas aksidentit, 8-vjeçarja u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa i riu me iniciale G. Gj., banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital”, njoftoi policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.8 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 92.1 lekë dhe d...

08:28

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI