Flash

Çështja "Partizani", Dumani: Janë bërë hetime pasurore për Berishën

Lapsi.al 8 July 2024
Çështja "Partizani", Dumani: Janë bërë

Kreu i SPAK Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, ka dhënë përgjigje lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë, që çështjen e 21 janarit ta hetojë Prokuroria e Posaçme si dhe për çështjen për të cilën kreu i PD, Sali Berisha mbahet nën masën "arrest shtëpie".

Për çështjen e 21 janarit, Dumani ka thënë se materialet po depozitohen dhe do të koordinohet me Prokurorinë e Tiranës.

"Materialet depozitohen dhe patjetër lind nevoja për koordinim me prokurorinë e Tiranës", mësohet të ketë thënë Dumani.

Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin nga Gjykata e Lartë, SPAK është i detyruar të merret me hetimin e çësthjes.

Nga ana tjetër, lidhur me çështjen "Partizani", për të cilën mbahet në "arrest shtëpie" lideri i opozitës dhe dhëndri i tij, Dmani ka thënë se dosja do t’i dorëzohet gjykatës kur hetimet të jenë mbyllur plotësisht. Sipas Dumanit janë grumbulluar të gjitha provat e ndërsa pyetjes nëse ndaj Berishës ka hetim pasuror, Dumani i është përgjigjur: "Janë bërë hetime pasurore."

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI