Flash

Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas: Nuk doja ta bëja, thika nuk ishte e imja

Lapsi.al 7 July 2024
Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas: Nuk doja ta bëja, thika nuk ishte e

“Arrest me burg” vendosi gjykata e Fierit për Xhuliano Mihaj, autorin e vrasjes me thikë të 23-vjeçarit Xhimi Bakaj të premten në mbrëmje në lagjen “11 janari” të këtij qyteti. 39-vjeçari Mihaj ka shprehur pendesë në gjykatë për ngjarjen. I pyetur para gjykatës ai ka mohuar që thika me të cilën ai i mori jetën të riut të ishte e tij. Ai tha se ia ka marrë atë viktimës gjatë përleshjes me njëri – tjetrin.

“Kemi pasur debate të herë pas hershme. Kam pasur kërcënime nga viktima. Unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja. Çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër. Jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur. U kërkoj ndjesë familjarëve të viktimës”, - ka pohuar ai në sallën e gjyqit.

Trupi gjykues që kryesohej nga Vladimir Cjapi pasi ka dëgjuar akuzën e prokurorisë, por edhe mbrojtjen ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 39 vjeçarin.

Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes së tij 33-vjeçare me të cilën ka dy fëmijë. Mësohet se gruaja kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Policia vazhdon me bllokimin e Jet Ski-ve

Në brigjet shqiptare, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara: 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone. 17 m...

14:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI