Flash

Shampanja që nuk u hap/ Rezultatet e zgjedhjeve shokojnë Francën

Lapsi.al 7 July 2024
Shampanja që nuk u hap/ Rezultatet e zgjedhjeve shokojnë Francën

Zhgënjim në kampin e 28-vjeçarit Jordan Bardella, kandidatit për kryeministër të Francës i propozuar nga “Bashkimi Kombëtar” i ekstremit të djathtë të Marine le Pen. BBC publikoi tavolinën me shampanjën që nuk u hap pas daljes së exit poll-eve dhe që e projektojnë këtë koalicion në vendin e tretë.

28-vjeçari shpresonte të ishte kryeministri i ardhshëm i Francës, por duket se duhet të presë ende. Nëse këto exit poll do të rezultojnë të sakta, Bashkimi Kombëtar duket se nuk ka performuar aq mirë sa udhëheqësit e tij, dhe shumë analistë kishin pritur.

Koalicioni i krahut të majtë dhe ai i qendrës e kthyen në prioritet bllokimin e Bashkimit Kombëtar dhe kjo strategji duket se ka funksionuar. E djathta ekstreme e ka rritur shumë përfaqësimin e saj në parlament. Numri i vendeve të mbështetësve të Presidentit Macron është ulur ndjeshëm. Fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve ishin të majtët.

LEXO EDHE: Dalin exit poll/ Rezultate surprizë të zgjedhjeve në Francë

Jean-Luc Mélenchon, lideri i partisë së majtë radikale “Franca e papërkulur”, më e madhja në koalicionin e majtë Fronti i Ri Popullor iu drejtua mbështetësve të tij, duke pretenduar fitoren.

"E djathta ekstreme është larg shumicës sonte... Rezultati i zgjedhjeve është rezultat i një përpjekjeje madhështore mobilizimi. Presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë se kjo është një humbje... kryeministri duhet të largohet" - tha ai.

Do të jetë interesante të shihet se cila do të jetë aleanca që të majtët do të bëjnë pasi të vetëm nuk mund ta formojnë qeverinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI