Flash

Dalin exit poll/ Rezultate surprizë të zgjedhjeve në Francë

Lapsi.al 7 July 2024
Dalin exit poll/ Rezultate surprizë të zgjedhjeve në Francë

Kanë dalë para pak çastesh parashikimet e para të exit poll mbi raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë. 

Ndryshe nga sa pritej, në vend të parë është renditur Fronti i Ri Popullor, një koalicion i partive të majta që parashikohet të parrë nga 175 në 205 vende në Asamblenë Kombëtare me 577 anëtarë.

Në vend të dytë është koalicioni i Presidentit Emmanuel Macron llogaritet të marrë nga 150 në 175 te vendeve në parlament.

Zhgënjen Bashkimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen parashikohet të marrë 115 në 150 të mandateve.

Pjesëmarrja llogaritet diku te 67%.

Projection

Në Francë, 76 kandidatë siguruan vendet e tyre në parlament që në raundin e parë, duke përfshirë 39 nga Bashkimi Kombëtar dhe 32 nga aleanca e majtë, Fronti i Ri Popullor. 2 kandidatë nga lista e qendrës së Macron fituan gjithashtu vendet e tyre që në raundin e parë.

Racizmi dhe antisemitizmi kanë dëmtuar fushatën elektorale, së bashku me fushatat kibernetike ruse dhe më shumë se 50 kandidatë që raportuan se ishin sulmuar fizikisht, një zhvillim shumë i pazakontë për Francën. Qeveria kishte vendosur 30 mijë policë gjithandej vendit në ditën e votimeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI