Flash

Franca në udhëkryq/ Ekonomia e dytë e Europës mund të mbetet pa qeveri

Lapsi.al 7 July 2024
Franca në udhëkryq/ Ekonomia e dytë e Europës mund të

Aleanca e majtë është në rrugën e duhur për t'u bërë forca më e madhe në parlamentin francez pas zgjedhjeve të së dielës. Një “votim taktik” pengoi të djathtën ekstreme të vijë në pushtet, por forma e qeverisë së ardhshme mbetet e paqartë pasi asnjë grup nuk ka fituar një shumicë absolute.

Aleanca e Partive të “Frontit të Ri Popullor” e drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon cila përfshin ish-partinë në pushtet socialiste, të majtën “La France Insoumise”, të Gjelbrit dhe Komunistët parashikohet të marrë 172–192 vende, sipas përllogaritjeve të kompanisë së sondazheve Ipsos të publikuara në televizionin publik francez.

Grupi centrist i Emmanuel Macron, “Sëbashku” renditet në vendin e dytë, i parashikuar të marrë midis 150-170 vende. Kjo do të thotë një humbje deri në 100 vende në krahasim me zgjedhjet e shkuara, por një paraqitje më e mirë nga sa pritej. “Tubimi Kombëtar”, një forcë kundër emigranteve e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen parashikohet i treti me 132–152 vende, së bashku me aleatët e tij.

Ky megjithatë është një rezultat historik për Tubimin Kombëtar, rezultati më i mirë i saj ndonjëherë në një palë zgjedhje parlamentare dhe me një rritje të konsiderueshme në krahasim me 88 vendet që kishte kur parlamenti u shpërnda muajin e kaluar. Por rezultati është ishte shumë më e ulët se sa kishte pritur kjo parti pasi ajo kryesonte rezultatet në raundin e parë javën e kaluar.

“The Guardian” shkruan se rezultati i dobët Tubimit Kombëtar tregoi suksesin e një pakti të votimit taktik mes centristëve të Macron dhe të majtëve për të frenuar të djathtën ekstreme. Më shumë se 200 kandidatë nga e majta dhe të qendrës u tërhoqën nga raundi i dytë javën e kaluar për të shmangur përçarjen e votave përballë Tubimit Kombëtar. Këto parti u bënë thirrje votuesve të tyre të zgjidhnin cilindo kandidat përveç atyre të Tubimit Kombëtar, një përpjekje për të parandaluar që e djathta ekstreme të fitonte shumicën absolute prej 289 deputetësh dhe të formonte e vetme një qeveri.

Në një pjesëmarrje të lartë të vlerësuar në rreth 67%, asnjë koalicion i vetëm nuk parashikohet të fitojë një shumicë absolute dhe të formojë i vetëm qeverinë. Parlamenti ka të ngjarë të ndahet në tre blloqe: të majtët, qendra dhe të djathtët ekstremë.

Macron, i cili tha gjatë fushatës se do të mbetet President, tani po përballet me pasiguri se si do të formohet një qeveri në vendin që ka ekonominë e dytë të BE-së dhe fuqinë e saj më të lartë ushtarake.

Edhe sipas BBC, ende nuk është e qartë se kush do ta drejtojë Francën. Sipas saj shumë do të varet nga ekuilibri i forcave brenda fituesve të koalicionit të majtë. Grupet përbërëse të Frontit të ri Popullor variojnë nga socialdemokratët deri te antikapitalistët e flaktë. Disa socialistë të moderuar mund të tundohen dhe t'i bashkohen koalicionit të Macron për të formuar një qeveri të qendrës së majtë.

Nëse asnjë shumicë nuk do të mund të krijohet, atëherë Presidenti Macron mund t'i kërkojë partisë më të madhe të udhëheqë një qeveri të pakicës. Përndryshe, ai mund të emërojë një qeveri teknike, por kjo nuk ka gjasa të mbijetojë për një kohë të gjatë.

Paqëndrueshmëria mund të pasojë për shkak se Presidenti nuk mund të thërrasë zgjedhje të reja parlamentare edhe për një vit tjetër. Ajo që e bën edhe më të paqartë situatën politike është edhe deklarata e kryeministrit Gabriel Attal se do t'i paraqesë nesër Macron dorëheqjen e tij. 

Këto zgjedhje u zhvilluan mes tensioneve pasi Macron tronditi qeverinë dhe partinë e tij duke shpërndarë Asamblenë Kombëtare pasi koalicioni i tij u mund nga e djathta ekstreme në zgjedhjet evropiane. Rezultatet përfundimtare nuk priten të dalin deri vonë të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes. ©LAPSI.al

LEXONI EDHE: Shampanja që nuk u hap/ Rezultatet e zgjedhjeve shokojnë Francën

Dalin exit poll/ Rezultate surprizë të zgjedhjeve në Francë

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI