Flash

Durrës/ Iu gjet armë në banesë dhe shiste drogë, në kërkim drejtori i shkollës së Muzikës

Lapsi.al 7 July 2024
Durrës/ Iu gjet armë në banesë dhe shiste drogë,

Një operacion kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Durrës pas dy muajsh hetime. Si rezultat i operacionit janë arrestuar dhe ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Personat e shpallur në kërkim janë Orgito Mema, Enis Piro dhe Dashamir Mehmeti. Ky i fundit 41 vjeç, është drejtori i shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës. Policia ka zbuluar përfshirjen e drejtorit të shkollës në veprimtari kriminale, pasi ka organizuar një blerje të simuluar. Mehmeti ka rënë në kurthin e ngritur nga blutë e Durrësit, duke i shitur një agjenti drogë.

Blerja e drogës nga policia është bërë tek persona të ndryshëm, të cilët u kanë shitur drogë agjentëve dhe më pas policia ka vepruar për të goditur këtë veprimtari kriminale. Armët e skuestruara nga operacioni, janë gjetur në banesën e Zamir Hoxhës, 48 vjeç, drejtorit të shkollës Mehmeti që iu gjet një pistoletë dhe 23-vjeçarit Mehmet Meta.

Të arrestuarit janë: Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj. Xhuliano Xhaferi, Mehmet Meta.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Të këshilluara

Kredia për shtëpi arrin në 26% të totalit

Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri ...

10:48

Pushime të shtrenjta në Europë

Temperaturat po rriten. Çmimet e hoteleve kanë kapur majat. Dhe turistët, si zakonisht, kanë filluar sjelljet e këqija. Mirë se vini në një verë tjetër në Europ...

08:35

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI