Flash

VOA: Hamasi pranon propozimin amerikan për bisedime mbi pengjet

Lapsi.al 6 July 2024
VOA: Hamasi pranon propozimin amerikan për bisedime mbi pengjet

Hamasi ka pranuar propozimin amerikan për të filluar bisedime për lirimin e pengjeve izraelitë,përfshirë ushtarë dhe burra, bëri të ditur të shtunën një burim i lartë i grupit militant për agjencinë 'Reuters'. Grupi militant islamik ka hequr dorë nga kërkesa, që përpara nënshkrimit të marrëveshjes, Izraeli të angazhohej fillimisht në një armëpushim të përhershëm.

Një zyrtar palestinez në dijeni të përpjekjeve për paqe të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, tha se propozimi mund të çonte në një marrëveshje kornizë nëse pranohej nga Izraeli duke i dhënë kështu fund luftës nëntë-mujore në Gazë. Një burim në ekipin negociator të Izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se tashmë kishte një shans real për të arritur marrëveshje.

Një zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të shtunën. Të premten zyra e tij tha se bisedimet do të vazhdonin javën e ardhshme duke shtuar se hendeku mes palëve mbeten ende.

Konflikti ka marrë jetën e më shumë se 38 mijë palestinezëve, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi. Lufta nisi pas sulmit nga grupi militant ndaj shtetit hebre më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë 1200 persona e marrë peng 250 të tjerë, kryesisht civilë izraelitë.

Propozimi i ri siguron që ndërmjetësit të garantojnë një armëpushim të përkohshëm, dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e trupave izraelite për sa kohë që bisedimet indirekte vazhdojnë, tha burimi i grupit militant.

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit falë ndërmjetësimit të Uashingtonit, Izraelit dhe Katarit, i cili po udhëheq përpjekjet nga Doha, ku strehohet udhëheqësi i Hamasit.

Një burim në rajon tha se administrata amerikane po përpiqet të sigurojë një marrëveshje përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen në nëntor. Kryeministri izraelit Netanyahu tha të premten se kreu i agjencisë së zbulimit 'Mossad' sapo ishte kthyer nga një takim fillestar me ndërmjetësit në Katar dhe se negociatat do të vazhdonin javën e ardhshme.

Të këshilluara

Orban akuza nga Moska burokratëve të BE

Viktor Orban është në Moskë për të folur për luftën në Ukrainë me Vladimir Putin. Kryeministri hungarez vazhdoi agjendën dhe nuk u ndal as përballë tërbimit ...

11:50

Hezbollahu nis sulmet ndaj Izraelit (VIDEO)

Hezbollahu libanez filloi një sulm të ri masiv në pjesët veriore të Izraelit vetëm pak orë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë një nga anëtarët e lar...

17:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI