Flash

(Përgjimet) Si porosiste 100 kg kokaìnē shqiptari që kontrollonte burgun e Janinës

Lapsi.al 5 July 2024
(Përgjimet) Si porosiste 100 kg kokaìnē shqiptari që

Pak ditë më parë policia greke ndërhyri në burgun e Janinës për ekzekutimin e disa urdhër arresteve lidhur me shpërndarjen e drogës që kontrollohej prej qelive dhe si derivat kishte pastrimin e parave me ndihmën e punonjësve të burgut.

Në qendër të grupit ishte Edmond Përbashaj, një shqiptar i dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë. Ndërhyrja e forcave speciale greke për arrestimin e tij dhe disa zyrtarëve të burgut shkaktoi revoltë, duke bërë që disa prej të burgosurve ti vinin zjarrin dyshekëve.

Mediat greke kanë zbuluar së fundmi bisedat e përgjuara nga autoritetet, ku zbulohet edhe planifikimi për ardhjen e një ngarkese me 100 kg kokainë.

Shqiptari Edmond Përbashaj ose Mondi, i njohur në burg si “Shefi” apo “Bossi”, synonte të sillte në Greqi në fillim të majit 100 kilogramë kokainë nga të cilat do të merrte 1 milionë euro. Madje për planet e tij ishte vënë në dijeni edhe zëvendësdrejtori i Burgut, i cili nuk e denoncoi menjëherë ashtu siç duhej. Intimiteti që ata kanë krijuar me njëri-tjetrin është i dukshëm teksa biseda zhvillohet përballë një të burgosuri tjetër.

Përgjimet: 

“Shefi”: Po të bëhet një punë tani, shok, do të marr shumë para

Zëvendësdrejtori: Nëse është kryer puna? Ku jashtë? Tani po prisni?

“Shefi”: Një pako për të kaluar, njëqind kilogram koka, shoku

Zëvendësdrejtori: Kur, mirë çdo gjë? Ndonjë një milionëshe? Sa është kjo?

“Shefi”: Një milion i pastër në xhep.

Zëvendësdrejtori: Në xhep një milion? Nëse kalon, nëse nuk kalon?

“Shefi”: Nëse nuk kalon vari… .

Zëvendësdrejtori: Prit, 100 kilogramë koka, sa e paguar? E blerë?

“Shefi”: Këtu ato vijnë 2 milionë.

Zëvendësdrejtori: Prit o budalla, ti sa do ta paguash?

“Shef”: Do jap dy dhe do ta shes tre

Zëvendësdrejtori: Do marrësh tre?

“Shefi”: Do nxjerri një.

Me bekimet, siç del, të zv/drejtorit, Përbashaj fuste dhjetëra mijëra euro në burg. Karakteristik është dialogu me një punonjës të të burgut për të futur në burg 21 mijë euro.

Punonjësi: Çfarë 21? Je mirë ti more?

“Shefi”: Po.

Punonjësi: Kjo që thua nuk është e mundur… Do të na çojnë në burg. Ne do të shkojmë në burg për këtë. Sikur të ishte pak më e lehtë. Ne do të shkojmë në burg. Janë shumë. Nuk justifikohen.

“Shefi”: Nuk dua ti justifikoni.

Punonjësi: Je mirë mor djalë? Ku dreqin? Dhe ku duhet t’i vendos ato? Në mbathjet e mia?

“Shefi”: Merri jashtë…po ti marrësh paratë dhe t’i vendosësh diku? Nuk do të na kapin…Fshehi diku, thuhet në komunikimet e zbardhura nga media greke, zougla.gr/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI