Flash

Tuneli i Llogarasë/ A e afron vërtetë jugun me pjesën tjetër të vendit

Lapsi.al 5 July 2024
Tuneli i Llogarasë/ A e afron vërtetë jugun me pjesën

Tuneli i Llogarasë, një vepër infrastrukturore e një rëndësie të lartë, u inaugurua ditën e sotme me premtimin se do të afrojë jugun për cilindo pushues që do të shijojë bukuritë e tij.

Por a është e vërtetë kjo?

Është e vërtetë që ky tunel e afron rivierën me pjesën tjetër të vendit. Nga Dukati në Palasë nuk do të duhen më 40 minuta, por 5 minuta për të kaluar. Turistët nuk do të lodhen në qafën e gjatë të Llogarasë, ku pavarësisht pamjeve spektakolare, rruga është cfilitëse. Punëtorët e shërbimit do të udhëtojnë lirshëm. Urgjencat mjekësore do të funksionojnë më shpejt. Vlora do të jetë më afër, Tirana gjithashtu.

(Qafa e Llogarasë)

Por si për të mos prishur traditën e të mos bërit asnjë pune pa lënë një shije të hidhur, qeveria nuk zhgënjeu as këtë herë.

Edhe pse i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, pa asnjë formë financimi privat, PPP ose koncesion, ky tunel nga viti i ardhëm do të jetë me pagesë. Ndonëse edhe nëse duhet apo nuk duhet të jetë me pagesë ka vend për diskutim, absurditeti më i madh vjen në pikën kur mëson shifrën se sa do të duhet të paguajnë shqiptarët nga vera tjetër.

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku mbrëmjen e djeshme dha këtë shifër në një intervistë për Top Story.

(Intervista ku Belinda Balluku zbulon tarifën e traut për tunelin e Llogarasë)

"Tuneli i Llogarasë është një vepër me pagesë, pasi do të ketë një mirëmbajtje me kosto të larta. Përllogaritet diku të 5 euro, por bëhet fjalë për vitin e ardhshëm, jo për këtë vit”, tha ministrja Balluku.

Pra 5 euro për të kaluar në një tunel të vetëm gjashtë kilometra. Me një krahasim tepër të thjeshtë mund të kuptojmë se abuzimi me këtë shifër është stratosferik.

Ky që shikoni në foton poshtë është tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit.

(Tunelet e Kalimashit në Rrugën e Kombit)

Është një tunel autostrade me dy tuba, dhe është vetëm 100 metra më i shkurtër se ai i Llogarasë. Megjithatë, e gjithë rruga e Kombit, mbi 100 kilometra, me dy tunele sa ai i Llogarasë, me dhjetra vepra arti e ura të mëdha, ka një tarifë kalimi prej 5 eurosh.

Ky krahasim i thjeshtë midis dy veprave infrastrukturore nxjerr zbuluar abuzimin e qeverisë për të tarifuar me një shifër absurde tunelin e jugut të Shqipërisë.

Tarifë pas tarife 

Nëse një qytetar i Kukësit do të vendosë të udhëtojë për të pushuar në Dhërmi, sa do ti duhet të paguajë?

5 euro për rrugën e Kombit, ndërkohë që ajo ishte ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe jo me koncesion, njëlloj si tuneli i Llogarasë.

Në autostradën aktuale 11 kilometërshe të Milotit do të vendoset tra. Tarifa nuk dihet ende, por minimumi do të jetë 1 euro në raport me kilometrat që përshkohen. Segmentit i sapo inauguruar 21 kilometërsh Thumanë-Kashar kushton 2.1 euro.

Vazhdojmë tek autostrada e re që pritet të fillojë të ndërtohet, Kashar - Lekaj (Rrogozhinë). Tarifa pritet të jetë 3.2 euro. Dhe e fundit, rindërtimi i autostradës Lekaj - Fier me një tarifë prej 2 eurosh.

(Autostradat me pagesë)

Pra nëse mbledhim këto shifra, tarifa finale del 18.3 euro. Një qytetari nga Kukësi që të mbërrijë në Palasë, Drimadhë, Dhërmi e tutje, do ti duhet 18.3 euro për secilin kalim. Gati 37 euro vetëm tarifa rruge për të shkuar dhe për të ardhur nga bregdeti i jugut.

Situata do të jetë e njëjtë edhe për ata udhëtarë nga Shkodra. Në të ardhmen, me ndërtimet e dy autostradave lidhëse Milot - Balldren dhe Balldren - Muriqan, ata do të paguajnë pakashumë të njëjtën shifër finale.

Pra vërtetë shkurtojnë kohë, por tarifat e këtyre autostradave të reja apo të ribëra që listuam sipër më së paku ia vështirësojnë shqiptarit me ekonomi mesatare një udhëtim në jug.

Për t'iu kthyer tunelit të Llogarasë, një tarifë e tillë e shtrenjtë, ku një hyrje-dalje në portën e jugut do të kushtojë 10 euro, vjen në vazhdën e akuzave ndaj qeverisë se me politikat e saj, me shtytjen për investitorët strategjikë, me izolimin e bizneseve të vogla, po ia rezervon vetëm një klase të pasur të shqiptarëve pjesën më të bukur të bregdetit shqiptar. Edhe kjo tarifë vjen si barriera e radhës për shqiptarin mesatar që të pushojë në plazhet jonianë të vendit të tij. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Prapë ceremoni në rrugën e Arbërit/ Sa premtime ka shkelur Rama në Dibër 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI