Flash

Flakët në Llogara, drejtori i zjarrfikëses: Zjarri patjetër që ka dorën e njeriut

Lapsi.al 5 July 2024
Flakët në Llogara, drejtori i zjarrfikëses: Zjarri patjetër

Zjarri që ra pasditen e djeshme në Llogara është vënë nën kontroll, ndërsa po punohet ende për të shuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse gjithashtu po kontrollojnë zonën për të mos pasur aktivizim të flakëve. Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Cara, në një prononcim për median tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

“Vatrat e zjarrit patjetër që kanë dorën e njeriut. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi. Zjarri do të hetohet dhe policia e shtetit është duke gjurmuar autorët e zjarrvënies. Së shpejti do të jenë para ligjit ku dhe do të jetë shumë i ashpër. Kodi Penal e ka përcaktuar që zjarrvënia është vepër penale e ne nuk do të ndalemi bashkë me policinë që këto zjarrvënës të japin llogarinë për këtë katastrofë natyrore", tha Cara.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI