Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Dyshimi / Çfarë fshihet pas prangave për Ilir Beqen

Lapsi.al 5 July 2024
Dyshimi / Çfarë fshihet pas prangave për Ilir Beqen

Pasi u kalua habia e lajmit të beftë se ish ministri i shëndetësisë së qeverisë Rama 1, ai i cili e pati lidhur emrin me katër komcesionet marramendëse të mandatit të parë, përfundoi në pranga, një pyetje e parë i zuri vendin tronditjes. Përse po burgosej Ilir Beqja? Përgjigjja e saj qe edhe më befasuese. Ai nuk po shkonte në burg, as për sterilizimin që SPAK po e heton prej gjashë vitesh, një PPP me vlerë mbi 150 miliomë euro, as për Check- Up apo laboratorët. Ilir Beqaj s'po burgosej si ish ministër, por si një drejtor i zakonshëm administrate, që dyshohet se ka abuzuar me ndihmat e ardhura nga BE.

LEXO ME TEJ:

Beqaj në burg, por jo për milionat e “sterilizimit”

E gjithë shuma për të cilën Prokuroria e Posaçme e akuzon shkon maksimumi 200 mijë euro faturash të trukuara restorantesh, ndërkojë që koncesionet abuzive në shëndetësi, kur ai qe ministër, i kalonin gjysëm miliardi euro. Kjo anomali, përtej debatit alibik, ka prova për njërën apo s'ka prova për tjetrën, mund të ketë disa shpjegime. E para, se SPAK si institucion ku fusin hundët të huajt është më i ndjeshëm për qindarkat e shpërdoruara të qytetarëve evropianë që vijnë këtu në formën e ndihmave dhe donacioneve, sesa për milionat e qytetarëve shqiptarë. Një version i dytë do të qe dhe lufta në kulisa mes ndikimit të Ramës dhe ndërkomnëtarëve mbi SPAK-un. Kryeministri bëri çmos ta shpëtonte Beqajn nga hetimi për sterilizimin. Ai e mbrojti publikisht në një konferencë shtypi në 30 dhjetor 2023 duke thënë se rasti i tij nuk qe kundërshtim i devizës se "s'ka hajdut dy metra".

“Bëje 20 që të mbyllim ca gjëra. Ikën Iliri e duhet të firmosë ca letra…”, dalin përgjimet e sekserëve të Beqajt

Nga ana tjetër, që në kohën e Yuri Kim, amerikanët i qenë qepur me bukë në trastë ish ministrit. Ambasadorja i braktiste në mënyrë demostrative takimet me administratën ku Beqaj qe prezent, i bënte presion ministrave që raste të tilla mos përsëriteshin më dhe nga ana tjetër, dërgonte në SPAK emisarët e saj, për ti shpejtuar dosjet kundër tij. Prova e kësaj është se kur u duk sikur Beqaj ia hodhi, për sterilizimin, atij iu hap kryesisht, çështja e abuzimit me fondet e BE, e cila e çoi më burg pas pak muaj nga hapja e dosjes.

Por, përpos këtyre dy hipotezave, ka edhe një të tretë që, ndonëse nuk i përjashton dy të mësipërmet,  ngjan të jetë më e besueshme. Sipas saj, SPAK i ka duart më të lira për tu marrë me çështje ku në vjedhje nuk implikohet direkt Edi Rama. Pra e ka më të lehtë të mërret me Beqajn si drejtor agjensie që ka prodhuar farura restorantesh fallco, që gjithë e gjithë bëjnë 200 mijë euro, sesa me ministrin e urdhëruar nga shefi i tij, për të firmosur koncesionin 150 milionë euro të sterilizimit. Këtë hipotezë e konfirmon edhe sjellja e mëparshme e SPAK, me të gjithë minisrtat e qeverisë Rama 1 që ka akuzuar. Kështu Saimir ?????? nuk u dënua për projektin e kanabizimit të vendit. Arben ??????? nuk është në kërkim për inceneratorët, por për pasurinë e pa justifikuar.

Babëzia e Beqajt, punonjësit e SASPAC të “detyruar” të bënin darkën e fundvitit në restorantin që kontrollonte sekseri i tij

Lefter Koka dhe Alqi Bllako nuk janë në burg për procedurat e dirigjuara nga lart që përcaktuan vjedhjen e shekullit, por për  thërrimet që j kanë pikuar në llogaritë personale të familjarëve. Sa për shembull, ish ministri i mjedisit është dënuar se ka përfituar më pak se 1% të shumës për dy inceratorët që nuk punojnë dhe njërin që nuk ekziston. Pra është e qartë, SPAK është detyruar të qesharakazohet për të zbaruar porosinë e udhëheqësit se uji buron i pastër, por qelbet rrugës. Prandaj dhe Beqaj shkoi më burg jo si ish ministër,por si drejtor agjensie, ndonëse në çështjen e dytë abuzimi me fondet e BE është vetëm 2 % në raport me shifrën që dyshohët se i është vjedhur shqiptarëve me sterilizimin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI