Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Duart në fondet e BE, Beqaj e Kumbaro paracaktuan edhe drejtuesen e re të SASPAC

Lapsi.al 5 July 2024
Duart në fondet e BE, Beqaj e Kumbaro paracaktuan edhe drejtuesen e re

Në reagimin e djeshëm për arrestimin e Ilir Beqajt, SPAK theksonte se në një rast për organizimin e një konference për turizmin janë lëshuar dy fatura; njëra nga agjencia SASPAC e drejtuar prej ish-ministrit të Shëndetësisë dhe tjetra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit drejtuar nga Mirela Kumbaro.

“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N”, thuhej në njoftim.

LEXO EDHE: SPAK: Beqaj dhe Kumbaro, dy fatura për të njëjtën konferencë

Por përveç kësaj fature Beqajn dhe Kumbaron i lidh edhe diçka tjetër në SASPAC, agjencinë që koordinonte fondet e Bashkimit Europian. Drejtoresha që pasoi Ilir Beqajn në krye të SASPAC ishte përzgjedhur dhe paracaktuar prej ish-ministrit të Shëndetësisë dhe Mirela Kumbaros, në mënyrë që këta dy të fundit të kishin ende dorën e tyre të zgjatur te fondet e kësaj agjencie.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Ilir Beqaj në një aferë të re, skema si zhvateshin para përmes projekteve të BE dhe si fshihej pasuria

Lapsi.al ka raportuar me detaje prej ditëve të para të garës fasadë përmes së cilës Jona Suli u katapultua në krye të SASPAC. 33-vjeçarja ka qenë asistente paradhome e Mirela Kumbaros për disa vite dhe asistente e Elira Kokonës, ish-sekretare e Përgjjithshme e Ministrisë së Kulturës e tani në krye të Korporatës së Investimeve. Për ata që nuk e kanë të qartë përshkrimin e punës së këtyre pozicioneve, janë zakonisht ata njerëz që iu hapin derën ministrave, iu japin shkresat për firmë, fotokopjojnë ndonjë shkresë etj. Në dekadën e Rilindjes janë parë shumë katapultime të tilla të njerëzve anonimë nëpër pozicione të larta. 

Pas ikjes së Beqajt me urgjencë u shpall vendi vakant ditët e festave të nëntorit. Njoftimi paraprak u fshi nga faqja e Kryeministrisë sepse duhej të ndryshonin kriteret në mënyrë që t’i hapej rruga emrit që kishte caktuar Beqaj dhe Kumbaro.

Fillimisht kriteri për të qenë në krye të kësaj agjencie ishte përvoja prej 15 vitesh punë në pozicione drejtimi. Më pas u sajua një VKM e re që ulte këto vite nga 15 në 7 vite, enkas për t’ju përshtatur drejtueses së paracaktuar nga Edi Rama.

LEXO EDHE: Konkursi i dalë boje, si e ka paracaktuar Rama drejtuesen që zëvendëson Ilir Beqajn

Dhe kështu ndodhi, njoftimi u ripublikua me kriteret e reja dhe Suli u shpall fituese e “konkursit” qeveritar. Shkeljet janë hiçgjë përpara synimit kryesor të Beqajt e Kumbaros; aksesi direkt te agjencia që koordinon mbështetjen financiare të BE-së dhe ka në dorë miliona euro. Jona Suli duhej të ishte thjesht një emër formal, që paradite drejton SASPAC e pasdite të raportonte te Beqaj e Kumbaro.

LEXO EDHE: Firmos Rama, ish-asistentja e Kumbaros zëvendëson Beqajn në krye të SASPAC

Për t’u kthyer te eventi për turizmin i Kumbaros dhe Beqajt, sipas dosjes së SPAK, i vetmi shërbim i ofruar nga shoqëria tregtare “L…… International” sh.p.k ishte organizimi i darkës te restorant “Gzona” në një vlerë prej 4.189.000 lekësh.

LEXO EDHE: Babëzia e Beqajt, punonjësit e SASPAC të “detyruar” të bënin darkën e fundvitit në restorantin që kontrollonte sekseri i tij

Rasti i abuzimit me fondet e Bashkimit Europian në agjencinë SASPAC përforcon atë që thuhet shpesh edhe me cinizëm brenda, se vesi në fakt del me shpirtin. Ilir Beqaj edhe pse ishte nën hetim për aferën e sterilizimit vijoi të fuste duart në fondet e Bashkimit Europian përmes një skeme kleptokrate të ngritur me sekserët e tij si Ermal Kurtulaj, Gazment Prenga, Arben Dani etj.

LEXO EDHE: Beqaj në burg, por jo për milionat e “sterilizimit”

Nga ana tjetër shohim edhe sesi drejtësia e re po iu hedh hi syve shqiptarëve. Kjo drejtësi, "heronjtë e fëmijëve tanë" siç thonë amerikanët, amnistoi Beqajn për aferën qindra milionë euro të sterilizimit dhe e arreston për vjedhjen e disa qindra mijëra eurove me fatura fiktive të eventeve, drekave e darkave të agjencisë SASPAC.

Por Ilir Beqaj nuk është i vetmi që ka shpërdoruar fondet e programeve të BE. Afera më e madhe ndonjëherë me këto fonde është ajo që ka ndodhur me programin IPARD gjatë kohës kur AZHBR drejtohej nga Frida Krifca. Por deri më tani SPAK nuk po lëviz për këtë dosje edhe pse OLAF i BE-së e konfirmoi zyrtarisht vjedhjen e miliona eurove.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI