Flash

Bardhi: Presidenti Begaj, injorant, ushtar dhe shërbëtor i rëndomtë

Lapsi.al 5 July 2024
Bardhi: Presidenti Begaj, injorant, ushtar dhe shërbëtor i

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dekretimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e ka quajtur Begajn “injorant” dhe “ushtar të Ramës” pasi nxitoi të shpallte zgjedhjet ende pa mbaruar procesi i ankimimit të Belerit për mandatin e tij.

Bardhi ka publikuar ligjin të cilin sipas tij Presidenti nuk e ka respektuar në vendimin e tij.

“Nuk është vetëm shërbëtor i rëndomtë, por edhe injorant. Pra sipas ushtarit të Edi Ramës, meqenëse Bashkia Kavajë drejtohet nga opozita, këtij i mjafton një letër nga Don Agacio i inceneratorëve dhe ky shpall zgjedhje në Kavajë, pa verifikuar nëse ka realisht vakancë apo jo?! Ligji!’, - shkruan Bardhi.

Më herët Bardhi e akuzoi Presidentin se shkeli Kushtetutën.

“Çfarë turpi për Presidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës” – shkroi Bardhi në X. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Himara në zgjedhje, OMONIA rendit shkeljet e KQZ dhe Presidentit

Nuk pritet as ankimimi i vendimit të KQZ, Rama i kërkon Begajt të shpallë zgjedhjet në Himarë (dokumenti)

Të këshilluara

Tërmet në Kretë

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur ishullin e Kretës në Greqi këtë të premte, duke shkaktuar panik te banorët e zonat të cilët kanë braktisur shtëpitë. Sip...

19:38

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI