Flash

Polonia e Lituania kërkojnë ndihmën e BE dhe NATO për të mbrojtur kufijtë nga kërcënimi rus

Lapsi.al 4 July 2024
Polonia e Lituania kërkojnë ndihmën e BE dhe NATO për

Ministrat e mbrojtjes të Lituanisë dhe Polonisë kanë bërë thirrje për “ndërkombëtarizimin” e mbrojtjes së kufirit lindor të BE-së dhe NATO-s, ndërsa vizituan murin kufitar me Bjellorusinë pranë Vilnius.

Gjatë një vizite zyrtare të zëvendëskryeministrit polak dhe ministrit të mbrojtjes në Vilnius, ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Laurynas Kasciunas, tha se sistemi kombëtar i mbrojtjes kufitare do të kërkojë rreth 600 milionë euro gjatë një dekade.

Ndërkohë, homologu i tij polak, Wladislaw Kosiniak-Kamysz, premtoi të ngrejë këtë çështje në samitin e NATO-s të javës së ardhshme në Uashington.

Sipas Kosiniak-Kamysz, mbrojtja e kufijve të jashtëm me Rusinë dhe aleatët e saj mbetet një detyrë kyçe, shkruan euronews.

“Shteti i Polonisë, së bashku me aleatët, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur edhe më mirë kufirin lindor të BE-së dhe NATO-s”, tha Kosiniak-Kamysz.

“Kjo është thirrja jonë më e lartë dhe kjo thirrje mund të përmbushet jo vetëm nga shtetet-kombe, por para së gjithash nga BE-ja dhe së bashku, ne po bëjmë thirrje për këtë, për të ndërkombëtarizuar çështjen e këtij kufiri”, shtoi ai.

Siç raportohet, vërejtjet e fundit për mbrojtjen e kufijve nga të dy liderët vijnë përballë kërcënimit të paraqitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Javën e kaluar, liderët e Estonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë nënshkruan një letër duke i bërë thirrje Brukselit të përfshihet “si politikisht ashtu edhe financiarisht” në ndërtimin e një muri prej 2.5 miliardë eurosh përgjatë kufirit lindor të bllokut me Rusinë dhe Bjellorusinë, për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve ushtarake dhe hibride.

Të këshilluara

Hezbollahu nis sulmet ndaj Izraelit (VIDEO)

Hezbollahu libanez filloi një sulm të ri masiv në pjesët veriore të Izraelit vetëm pak orë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë një nga anëtarët e lar...

17:44

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Hungaria, nga e hëna, mori drejtimin për 6 muajt e ardhshëm të Presidencës së Bashkimit Evropian. Prej ardhjes në pushtet, në vitin 2010, qeveria hungareze ësht...

17:59

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI