Flash

Policët e komanduar pranë FRONTEX akuzohet se përfituan 500 mijë euro dieta me fatura false

Lapsi.al 4 July 2024
Policët e komanduar pranë FRONTEX akuzohet se përfituan 500

Prokuroria e Korçës njoftoi të enjten më 4 korrik caktimin e masës së sigurimit personal të pezullimit të detyrës ndaj 17 punonjësve të policisë, të cilët dyshohet se përfituan mbi 500 mijë euro me fatura fiktive për dieta ushqimore dhe fjetje në hotel.

Sipas prokurorisë, punonjësit e policisë nën akuzë shoqëronin forcat e FRONTEX-it në sigurimin e kufijve të gjelbër.

Bazuar në këto rrethana, janë pezulluar nga detyra për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” 19 persona, ku veç efektivëve të policisë, edhe dy persona të sektorit të financës në stacionin e Policisë Kufitare në Kapshticë.

Nën hetim për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” janë edhe dy përfaqësues të subjekteve tregtare, të cilët akuzohen se kanë siguruar faturat fiktive. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurimit personal “Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria sqaron se nga hetimet ka rezultuar se punonjës të caktuar me shërbim në kuadër të operacionit FRONTEX, janë rimbursuar padrejtësisht në shumën 574 mijë euro, nga të cilat 452 mijë euro janë faturuar në favor të oficerëve të strukturave të tjera, të caktuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe 121 mijë euro për efektivët e policisë vendore Korçë.

“Nëpërmjet faturave fiktive, të ndihmuar dhe nga subjektet tregtare, këta punonjës kanë përfituar edhe pse shumica prej tyre të komanduar me shërbim në FRONTEX, janë të akomoduar në shtëpi me qira të cilët nuk e kalojnë vlerën e 200 Eurove në muaj për 3-4 persona të akomoduar ose vendbanimin e kishin në Bashkinë Devoll,” tha prokuroria. /BIRN

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI