Flash

Kamera e fshehtë/ Trump: Biden, një thes mbeturinash. Kamala? E keqe dhe patetike

Lapsi.al 4 July 2024
Kamera e fshehtë/ Trump: Biden, një thes mbeturinash. Kamala? E keqe

Donald Trump është si një peshkaqen që ndjen erën e gjakut. Pasi fitoi me shumicë dërrmuese debatin televiziv me kundërshtarin e tij për Shtëpinë e Bardhë (presidentin aktual Joe Biden) dhe pas thashethemeve (këmbëngulëse) për një ndryshim të mundshëm mes demokratëve (duke pasur parasysh gjendjen e keqe të kandidatit 81-vjeçar), ai godet sërish rivalët. Madje, i kafshon fort kur pyetet për Biden.

“Një grumbull i rrënuar mbeturinash" gati të "tërhiqet nga gara". Kështu i është referuar Joe Bidenit, në një video që u bë virale në rrjetet sociale. Trump, i ulur në një karrocë golfi me djalin e tij Barron pranë tij, i jep një bakshish dikujt jashtë fushës dhe dëgjohet duke thënë: "Si ishte debati natën e kaluar?"

"Ai sapo u largua, ju e dini, ai po largohet nga gara" - thotë Trump, duke iu referuar Biden.

"Unë e nxora jashtë dhe kjo do të thotë se mund të garojë Kamala."

"Unë mendoj se kjo do të jetë më mirë" - vazhdoi Trump në video.

"Ajo është kaq e keqe. Ajo është kaq patetike, ajo është kaq e keqe", - vazhdoi ai, duke iu referuar zëvendëspresidentes së SHBA. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI