Flash

Inceneratori i Fierit/ Arrestohet në Romë, Juri Ymeraj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Lapsi.al 4 July 2024
Inceneratori i Fierit/ Arrestohet në Romë, Juri Ymeraj! Ishte shpallur

Juri Ymeraj i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes së inceneratorit të Fierit është arrestuar sot në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Mësohet 35 vjeçari është arrestuar nga Interpol Roma pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana.

Ai akuzohet për veprën penale "Pastrim të produkteve të veprës penale".

Njoftimi i policisë:

“Sot më datën 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datelindjes 01.07.1989, shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana. Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim sepse Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin Nr.82, datë 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale të: "Pastrim të produkteve të veprës penale".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI